Në korrik nisi rënia e shpejtë e rasteve të reja me CoVid-19 dhe nuk e dimë shkakun
Epidemiologu kryesor i qeverisë suedeze, Ander Tegnell ka deklaruar në një intervistë për median “The Local” se rënia e numrit të të infektuarve në muajin korrik nuk mund të shpjegohet plotësisht.
Kur ika me pushime në fillim të korrikut ishim ende në një lloj rrafshi ku ndodheshim prej kohësh. Por gjatë atyre tri javëve nisi kjo rënia e shpejtë e rasteve të reja dhe se pse kjo ndodhi në këtë kohë, kaq shpejt dhe kaq papritur mendoj se është pak e vështirë që të kuptohet plotësisht
është shprehur Tegnell.
Sipas tij mund të hipotetizohen shumë gjëra, por një ndër arsyet kryesore është rritja e imunitetit të popullsisë, ndonëse kjo nuk mund të matet plotësisht. Deri në muajin maj, Suedia konsiderohej si një vend me vdekshmëri ndë rmë të lartat nga koronavirusi, ndërkohë që në muajin korrik nisi rënia. Suedia u vu në qendër të vëmendjes për menaxhimin e pandemisë dhe refuzimin e karantinimit.
Add new comment