Kërkesë nga brenda PS-së: Ministrja e Arsimit duhet të largohet, nuk ka as besimin e njerëzve të vet
Pedagogia Irsa Ruçi, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë thotë se reformimi i sistemit arsimor, duhet të nisë nga shkarkimi i ministres Besa Shahini. Në studion e lajmeve të TvT, Ruçi tha se ministrja e Arsimit nuk ka rritur të fitojë besim as te grupi i saj i punës. Sipas pedagoges Ruçi, strategjia për vitin e ri shkollor dhe akademik duhet të ketë pikën e parë pikërisht largimin e Shahinit.
“Besoj se është një mungesë shumë e madhe. Nga këtu duhet të nisë një strategji. Ata që janë në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë duhet të thirren. Pika fillestare është shkarkimi i ministres. Unë dua të ndalem te mënyra e komunikimit me audiencën. Politika në vetvete është besim. Ka pasur një ngërç të madhe të zonjës Shahini me njerëzit e vet. Nëse njerëzit nuk të besojnë, sado strategji të mirë të kesh, do të jetë e vështirë të pranohet. Besoj që është e rëndësishme që në krye të asaj ministrie të ishte dikush që ngjall besimin e publikut”, tha ajo.
Ruçi tha më tej se mungesa e një strategjie konkrete për vitin e ardhshëm shkollor ka shkaktuar stres te prindërit dhe nxënësit. Ajo theksoi se në këtë pikë është e domosdoshme të dëgjohet mendimi i ekspertëve.
“Duhet të përfshihen në grupin e punës grupet e interesit. Duhet të të mblidhen dhe të ketë një zë të përbashkët. Duhet të jetë pjesë e pandarë dhe të dëgjohet mendimi i tyre. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare apo strategji të prezantuar. Ka disa skenarë, por asgjë konkrete. Skenarë në raste spontane mund të ketë, por duhet të konsultohen me ekspertët. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të rinjtë dhe fëmijët të mos shkëputen nga shkolla. Gjykoj që jemi vonë dhe në mes të shtatorit është lënë celja e vitit. Duhet të kishim një skenar në duar. Edhe ënse bëhet mësimi online, duhet të mos jetë diçka e bërë në kushte shpejtësie”, tha ajo.
Add new comment