Lajme
Shënim: "Profecitë” e gushtit
Fajin e ka Saliu. Të gjithin. Madje fajin e ka edhe “Facebook” që i lejon Saliut të flasë përditë. Vetëm 2 vjet e gjysmë nga ndërrimi i pushtetit, një sërë mediash apo analistësh, po i rikthehen tezës “Saliu”, e cila duhet thënë se ka ndikuar shumë që disa analistë të bëhen ata që njihen sot: pra analistë. Se për çfarë të shkruhet vallë po nuk pati pak Sali të paktën një herë në javë?
A është anulluar koncesioni i parkimeve në Vlorë? Investigimi: Nëse ndodh, bashkia duhet të paguajë 2.2 mln euro kompensim
Çfarë do të ndodhë me konçesionin e parkimeve në Vlorë, për të cilin u tha se është anulluar? Investigim.al trajton këtë çështje duke zbardhur kontratën e nënshkruar mes Bashkisë dhe kompanisë së vetme në konkurim. Në të parashikohen kushtet e kontratës, shkeljet, përfitimet, penalitetet dhe detyrimet e kompanisë fituese. Kjo kompani koncesionare krijoi bashkimin e përkohshëm të dy kompanive të regjistruara në Delaëere të SHBA dhe Rosh Pina të Izraelit dhe specifikisht “Tis Holdin LLC” dhe “On Track Innovations LTD”.
Truku i bllokimit të lejeve. Për pallatet mbi 6 kate në 14 bashki, lejen duhet ta miratojë Rama!
Në kuadrin e “shtrëngimit të lejeve të ndërtimit” derisa bëhen planet e reja për 61 bashkitë, do të lejohen ndërtimet në 14 bashki të vendit, por në zona të përcaktuara dhe me kushte të veçanta, thotë Shqip. Dhe në këtë rast, për pallatet mbi 6 kate lejet e ndërtimit nuk do i japin bashkitë, por vetë kryeministri Edi Rama në emër të Këshillit Kombëtar të Territorit. Njësitë vendore ku mund të jepen leje ndërtimi janë Tirana, Fieri, Durrësi, Himara, Berati, Lushnja, Kamza, Mamurrasi, Shkodra, Rrogozhina, Vora, Fushë-Kruja, Bulqiza dhe Korça.
Nano nuk e mohon takimin me Edi Ramën
Ka qarkulluar fort ditët e fundit lajmi për një takim të Edi Ramës me Fatos Nanon. Por ndërkohë ajo është dukur më shumë si një “legjendë urbane”. Ndërkohë “Panorama” shkruan se ishkryeministri socialist Fatos Nano as e ka mohuar dhe as e ka pohuar lajmin e disa mediave online se ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. “Ky është lajm serioz, por kur paska filluar media shqiptare të merret me gjëra serioze…?!”, iu përgjigj Nano interesimit të gazetës “Panorama” për këtë takim.
“Zyrtare”, e majta "Dita" në sherr me Fugën e kryeministrisë, pra dhe me Ramën
Gazeta e majtë “Dita” ka një përplasje tashmë publike me këshilltarin e kryeministrit për mediat Endri Fuga, rrjedhimisht dhe me vetë Ramën. "Dita", një ditë më parë botoi një lajm mbi ndalimin e një piloti gjerman, pse helikopteri i tij duke kaluar mbi Dhërmi i kishte bërë zhurmë kryeministrit Rama. Vetë Fuga shkruante në rrjetet sociale se gazeta “boton një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”.
LSI nuk heq dorë nga politika e shapkave. Qeveri brenda qeverisë
LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit, ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme.
"Made in Serbia" për mallrat shqiptare
Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Rekord azilkërkuesish në Gjermani për korrikun
Nuk ka të ndalur dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve si shqiptare ashtu dhe ato gjermane. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.
1 milionë vota në 2013-ën,1 milionë vota në 2015-ën. Sërish kanë frikë nga Berisha!
Andrea Stefani shkruan sot një shkrim të gjatë në gazetën “Dita” ku merret edhe njëherë me Sali Berishën. Kësaj radhe u kthehet ndërkombëtarëve se përse kur Sali Berisha flet për revolucion demokratik në thonjëza, ata heshtin. Stefani shkruan shumë, thotë shumë gjëra, të gjitha që lidhen me Sali Berishën, të cilit i vesh cilësi që nuk mund të qëndrojnë në realitet po të bëhet një vlerësim real i fuqive të tij. “Pse gjithë kjo droje, për të mos thënë frikë nga tij?
Kush është vendas në Britani? Një intervistë e sikletshme e prof. të Oxford, Paul Collier
Ka qenë një intervistë shumë e sikletshme ajo e profesorit të Oxford, Paul Collier me gazetarin Mehdi Hasan(Al Jazeera), i lindur në Britani dhe i edukuar po në Oxford. Hasan ka referuar(minuta 5 53) nga libri i Collier, “Exosus”, publikuar në vitin 2013, thuhet se: “Në censusin e vitit 2011 u zbulua se vendasit britanikë janë pakicë në kryeqytetin e tyre”. Pyetja e Hasan ishe nëse ky pohim gjen vërtetësi, vetëm duke patur parasysh si “britanikë vendas, të bardhët?