Lajme

Arrestime të nivelit të lartë në Mal të Zi. Akuza: Manipulonin lejet e ndërtimit

Postuar në 13 Gusht, 2015 19:05

Në Shqipëri flasim e bërtasin për arrestime të nivelit të lartë, por asgjë nuk ndodh. Prej vitesh. Ndërkohë në Malin e Zi, vendi i bukur fqinj me ne, duket se gjërat zhvillohen ndryshe. Të paktën siç raportojnë mediat, disa politikanë, të përfshirë në “sipërmarrje kriminale” janë arrestuar me akuzën e korrupsionit në shkallë të gjerë.

"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:40

Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.

Vijon pikiata e të ardhurave. A vlen analiza e kryeministrit për këtë situatë?

Postuar në 13 Gusht, 2015 15:52

Dështimi në sektorin financiar po sjell pasoja të mëdha për vendin. Por edhe situata politike të vështira. Kështu nëse përmes aktit normativ të para disa javëve qeveria rishikoi buxhetin në dritën e mosrealizimit të të ardhurave me gati 8.6 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për këtë periudhë, shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për muajin korrik, janë të tilla që mund të çojnë në një rishikim tjetër të buxhetit.

Pse nuk interesohet shteti shqiptar për azilkërkuesit, kur edhe në Gjermani ka solidaritet?

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:58

“Mapo” sjell në vëmendje një rast interesant që lidhet me azilkërkuesit shqiptarë. “Mëngjesin e të enjtes, një azilkërkues telefonoi në një emision të njohur televiziv në Shqipëri. Bëri një pyetje, që për moderatorin ngjau shumë naive. “Pse nuk kujdeset qeveria shqiptare për ne që jemi azilkërkues në Gjermani dhe që po na trajtojnë keq”. Moderatori shqiptar iu përgjigj ashpër se Gjermania ka rregullat e saj dhe ato duhen zbatuar. I ndjerë në faj, azilkërkuesi u largua”, shkruan gazeta në fjalë.

Identiteti i shqiptarëve/Dritëro Agolli: “Lindja nuk është krejt zi”

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:46

Debati Qose – Kadare është kthyer në një pikë reference për diskutimin mbi identitetin dhe orientimin e shqiptarëve. Të ndarë sidomos në çështjen e ndikimit osman mbi shqiptarët, dy personazhet në fjalë duket sikur kanë ndarë në dy palë edhe një pjesë të opinionit që i ndjek. Nga ana e vet, shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë sot për gazetën “Shekulli” jep një mendim të vetin për këtë temë, mendim që vjen diku në mes të dy “tezave” të Qoses dhe Kadaresë. “Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë.

Gigi Hadid, modelja seksi që po kap majat e suksesit

Postuar në 12 Gusht, 2015 22:26

Mund të jetë vetëm 20-vjeç, por në ndryshim nga bashkëmoshatarët e saj, Gigi Hadid ka gjetur shumë shpejt rrugën e suksesit. Ka shumë kërkesa për t’u fotografuar nga revistat më prestigjoze të shou bizit dhe premton shumë në fushën e modelingut.

«Kam rreth 4 milionë ndjekës në Instagram. Të gjitha kompanitë kërkojnë të dijnë sa postime do bëj për fushatat e tyre, por karriera ime nuk varet nga njerëzit që më ndjekin në Instagram apo Facebook”-ka deklaruar Gigi.

Zvicër, Gjykata heq zilet e bagëtive për të shmangur ndotjen akustike

Postuar në 12 Gusht, 2015 22:10

E vështirë për t’u besuar ose jo, në Zvicër duhet vendim gjykate për t’u vënë zilet bagëtive gjatë natës. Gjykata e Apelit u dha të drejtë banorëve të një komuniteti në periferi të Zyrihut, të cilët ishin ankuar për zhurmat e vazhdueshme gjatë orëve të vona nga zilet e lopëve të një bariu të zonës.

A po luan Shqipëria rolin e “filipinezit” me Gjermaninë?

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:13

Marrëveshja e policisë shqiptare dhe asaj gjermane për stacionimin e 12 oficerëve të policisë gjermanë në dy pika të kalimit kufitar me Greqinë nuk është lënë jashtë vëmendjes nga shtypi grek. Perceptimi është se Shqipëria po  bën të njëjtën lojë që ka bërë historikisht dhe që tashmë i është kthyer në veti, duke marrë rolin e “filipinezit” ose të shërbëtorit të Gjermanisë në Ballkan.

FSHF “merr masa” që ndeshja e superkupës sonë të mos shihet falas. Akuza e RTSH-së

Postuar në 12 Gusht, 2015 18:54

Një lëmsh si plot herë të tjera, me transmetimin e ndeshjeve shqiptare. Rradhën e ka ndeshja e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, e cila do të luhet sonte në 20:00 në "Qemal Stafa", por nuk do të transmetohet falas nga Televizioni Shqiptar, RTSH. Vetë RTSH-ja ka akuzuar Federatën e Futbollit se kjo e fundit ende nuk ka shpallur fituesin që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjen.

Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:36

Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti  ka bërë daljen e parë publike në  Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club  që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme