Pse nuk interesohet shteti shqiptar për azilkërkuesit, kur edhe në Gjermani ka solidaritet?
“Mapo” sjell në vëmendje një rast interesant që lidhet me azilkërkuesit shqiptarë. “Mëngjesin e të enjtes, një azilkërkues telefonoi në një emision të njohur televiziv në Shqipëri. Bëri një pyetje, që për moderatorin ngjau shumë naive. “Pse nuk kujdeset qeveria shqiptare për ne që jemi azilkërkues në Gjermani dhe që po na trajtojnë keq”. Moderatori shqiptar iu përgjigj ashpër se Gjermania ka rregullat e saj dhe ato duhen zbatuar. I ndjerë në faj, azilkërkuesi u largua”, shkruan gazeta në fjalë. Përballë këtij rasti ku gazetarët tregojnë rregullat e Gjermanisë, “Mapo” sjell si kundërshembull atë që ka ndodhur me një televizion në Gjermani. “Një nga moderatorët më të njohur televizivë, prezantuesi 59-vjeçar i “ZDF”, Claus Kleber, ndërsa jepte lajmet mbrëmë, nuk i mbante dot lotët. Shumë shikues u prekën po ashtu. Moderatori i “heute journal” po rrëfente historinë e një shoferi autobusi, të quajtur Sven Latteyer. Ai i përshëndeti 15 emigrantët në autobusin e tij me mikrofon, duke u folur në anglisht: “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirëseerdhët në Gjermani, mirëseerdhët në vendin tim. Ia kalofshi mirë”. Ky shembull flet për një raport të zhdrejtë mes shqiptarëve që po detyrohen të ikin dhe opinionit që jo vetëm qëndron indiferent, por e sheh si problematike ikjen e njerëzve. Lidhur me këtë çështje, para disa ditësh “ResPublica” kontaktoi me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, për ta pyetur nëse ambasada shqiptare në Gjermani ishte interesuar apo jo për azilkërkuesit dhe nëse kishte marrë kontakt me ta. Ja përgjigja të cilën po e risjellim: “Ambasadori nuk e ka parë të arsyeshme të shkojë e të takohet, sepse askush nuk ka kërkuar ndihmën e ambasadës. Ndoshta ndonjë takim në nivel konsulli është bërë. Ajo çfarë po bën ambasada është që po u jep autoriteteve të dhënat për çdo person që hyn dhe që kërkojnë”(http://www.respublica.al/2015/08/10/nis-ndalim-qarkullimi). Që këtej mund të kuptohet edhe më mirë se si e sheh shteti shqiptar këtë çështje.
Comments
C'pret nga ky shtet? Vetem te
C'pret nga ky shtet? Vetem te te rrjepi di. Kur nuk kemi rrespekt per veten, pse presim rrespekt nga te tjeret?
Shteti shqiptar nuk
Shteti shqiptar nuk interesohet per shtetasit shqiptar qe jetojne ne Shqipni jo se te interesohet per shtetasit shqiptar qe largohen nga Shqipnia.
Add new comment