Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:36

Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti  ka bërë daljen e parë publike në  Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club  që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook. Italiani Francesco Becchetti dhe administratori i kompanive të tij, Mauro De Renzis, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Tirana dy muaj më parë dhe urdhër-arresti për ta u ka shkuar të gjitha zyrave të Interpolit.  Italiani Becchetti  dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar bizneset e ngritura në Shqipëri për “pastrimin” e rreth 80 milionë eurove që dyshohet se kanë burim të paligjshëm. E gjithë kjo shumë, sipas akuzës, ka ardhur nga 4 shtete të ndryshme, Itali, Austri, Gjermani dhe Luksemburg. Fillimisht paratë kanë hyrë në Shqipëri në formën e një huaje për investime në kompanive të Becchetti  në Shqipëri por më pas janë ri-transferuar në shuma të ndryshme drejt kompanive të biznesmenit italian jashtë Shqipërisë. Njësia e task-forcës në prokurori, gjatë fazës hetimore ka ngritur dyshime se biznesmeni Italian akuzën e pastrimit të parave, e ka konsumuar me hapjen e televizionit Agon Channel, me kompanitë e ndryshme në fushën energjetike, atë ndërtimore apo edhe në kontratën e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit. Për ndërtimin e këtij hidrocentrali, italiani Becchetti  apo administratorët e tjerë të tij kanë falsifikuar dokumente dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore në Shqipëri. Këto akuza, dyshohet se i ka konsumuar pasi ka dorëzuar fatura tatimore të falsifikuara për punë të kryera në këtë kantier ndërtimi por që realisht asnjë nga këto veprime të paguara, sipas faturave nuk është bërë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.