kërkim ndërkombëtar
Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Vendimi vjen pasi Policia e Shtetit konfirmoi se ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS kanë konfirmuar se Ahmetaj ka dalë jashtë territorit shqiptar. Vetë Ahmetaj disa ditë më parë e konfirmoi largimin përmes një statusi në rrjetet sociale, mëngjesin e ditës kur Parlamenti i hoqi imunitetin me 117 vota pro.
Përditësim/Gruevski shfaqet në Budapest, kërkon azil
Pa adresë ishte deri para pak orësh ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të, ndaj të cilit policia ka lëshuar një urdhër arresti për të shlyer një dënim me dy vjet burg siç ka vendosur Gjykata. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ish-kryeministri konfirmoi se aktualisht qëndron në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.
Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet
Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti ka bërë daljen e parë publike në Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.