Përditësim/Gruevski shfaqet në Budapest, kërkon azil

Postuar në 13 Nëntor, 2018 10:56

Pa adresë ishte deri para pak orësh  ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të, ndaj të cilit policia ka  lëshuar një urdhër arresti për të shlyer një dënim me dy vjet burg siç ka vendosur Gjykata. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ish-kryeministri konfirmoi se aktualisht qëndron në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.

“Ditët e fundit kam marrë një numër të madh kërcënimesh për jetën. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”-shkruan Gruevski.

Policia shkoi dy herë mbrëmë në shtëpinë e Gruevskit në Shkup me qëllim për ta arrestuar, por ai nuk ishte aty. VMRO-DPMME denoncoi një "gjueti shtrigash" dhe mohoi se Nikolla Gruevski kishte gjetur "strehë" në selinë e partisë që drejtoi për 14 vjet. Gruevski u dënua në fillim të tetorit me dy vjet burg për abuzime me blerjen e një mercedezi të blinuar luksoz në vlerën e 600 mijë eurove, e njohur ndryshe si rasti tanku.

Gjykata e Shkupit hodhi poshtë të premten kërkesën e  Gruevskit për pezullimin dënimit, duke i kërkuar ish-kryeministrit të paraqitet në burgun e Shkupit për të filluar vuajtjen e dënimit. Megjithatë, Gruevski nuk është paraqitur në burgje, ndërsa përpjekjet e autoriteteve gjyqësore dhe policore për të gjetur atë në adresën e tij të qëndrimit ishin të pafrytshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.