Kush është vendas në Britani? Një intervistë e sikletshme e prof. të Oxford, Paul Collier
Ka qenë një intervistë shumë e sikletshme ajo e profesorit të Oxford, Paul Collier me gazetarin Mehdi Hasan(Al Jazeera), i lindur në Britani dhe i edukuar po në Oxford. Hasan ka referuar(minuta 5 53) nga libri i Collier, “Exosus”, publikuar në vitin 2013, thuhet se: “Në censusin e vitit 2011 u zbulua se vendasit britanikë janë pakicë në kryeqytetin e tyre”. Pyetja e Hasan ishe nëse ky pohim gjen vërtetësi, vetëm duke patur parasysh si “britanikë vendas, të bardhët? Collier e hodhi poshtë këtë lloj relacioni, por kur u pyet nga Hasan se: “A jam unë një britanik vendas?”, Collier replikoi: “Je i lindur këtu?”. “Po”. “Atëherë ti je britanik”. Për Hasan nëse është kështu, atëherë britanikët vendas nuk janë pakicë në Londër. Thënë ndryshe, profesori nuk ja doli të heqë nënkuptimin se me britanikë vendas ai ka parasysh britanikët e bardhë, vendasit që nuk i përkasin asnjë brezi emigrantësh. “Vox” i kushtonte një shkrim rastit në fjalë, pasi ai trajton problemin e vërtetë të këtij debati në Angli dhe Collier përfaqëson atë pjesë të shoqërisë që sheh një ndryshim të jashtëzakonshëm, të cilin nuk mund ta ndalin.
s.z
Add new comment