Nano nuk e mohon takimin me Edi Ramën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/edi-fatosi_0.jpg?itok=fBcKlmx3)
Ka qarkulluar fort ditët e fundit lajmi për një takim të Edi Ramës me Fatos Nanon. Por ndërkohë ajo është dukur më shumë si një “legjendë urbane”. Ndërkohë “Panorama” shkruan se ishkryeministri socialist Fatos Nano as e ka mohuar dhe as e ka pohuar lajmin e disa mediave online se ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. “Ky është lajm serioz, por kur paska filluar media shqiptare të merret me gjëra serioze…?!”, iu përgjigj Nano interesimit të gazetës “Panorama” për këtë takim.
Sipas këtyre burimeve, mes Nanos dhe Ramës ka pasur një drekë, ku i pranishëm ka qenë dhe një nga këshilltarët e besueshëm të Kryeministrit. Qëllimi i këtij takimi, sipas të njëjtit burim, mësohet të ketë qenë mbështetja që Rama i ka kërkuar Nanos në rast të një shkëputjeje të LSIsë nga koalicioni qeverisës. Sipas të njëjtave burime mediatike, në rast të kësaj shkëputjeje të LSIsë, Rama i ka kërkuar Nanos që të mos krijojë aleanca me Metën në disfavor të pushtetit të tij.
Add new comment