Lajme

Mospërputhja e punësimit me rritjen ekonomike

Postuar në 24 Gusht, 2015 20:40

Kudo në botë ekziston një korelacion relativisht i fortë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit – rritja ekonomike shoqërohet me pak vonesë me rritjen e punësimit dhe anasjelltas. Meqënëse INSTAT-i ka publikuar së fundmi serinë tremujore të rritjes së PBB-së me bazë vjetore (ku çdo tremujor krahasohet me të njëjtin tremujor të një viti më parë), vlen të krahasohet kjo seri me atë të punësimit për moshat 15 vjeçe lart, bazuar në anketën e forcave të punës (jo në të dhënat administrative).

Thjesht fare: Tallet

Postuar në 24 Gusht, 2015 17:07

U pyet kryeministri i Shqipërisë: "Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani". U përgjigj kryeministri i Shqipërisë:
"Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!"

Pyetje: Pse ministri i Brendshëm gjerman thotë se do të kthehen vizat atëherë?

Presidenti i KE-së, Juncker: “As mbyllja me mure, as hapja nuk janë zgjidhje për imigracionin”

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:41

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junkcer, ka deklaruar sot se asnjë shtet nuk mund të përballë çështjen e emigracionit i vetëm. Ndaj për këtë nevojitet një përgjigje në shkallë europiane dhe ajo duhet përpunuar tani. Junkcer thotë se nuk përbëjnë zgjidhje as mbyllja me mure dhe kordone, as edhe hapja e plotë. Dilema të tilla vijnë në një moment kur edhe BE-ja po përjeton një krizë të vetën.

Deri ku shkon implikimi i punonjësve tatimorë në mbajtjen e bilanceve të biznesit?

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:09

“Do mbështesim biznesin e ndershëm”. Kështu tha sot drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së aksionit të ri kundër informalitetit. “Aksioni do të jetë kundër kundër informalitetit, jo kundër biznesit dhe do mbrojë konsumatorin. Administrata tatimore do jetë në krah të biznesit të ndërshëm...Në vitin 2014, Tatimet ulëm me 30 milionë usd gjobat e padrejta kundër biznesit. Nuk do bëjmë luftë kundër biznesit, por një operacion në shërbim të qytetarit, që paguan taksa për cdo shërbim”, tha Shehaj.

Tani me Kishën merret INUK-u

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:49

Duket se po merr rrugën e tensionimit çështja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot gjatë konferencës online, se qeveria ka ndërmend të ringjallë një kishë që sipas tij i ngjan një garazhi. Kështu, me guston e vet, kryeministri ka lëshuar këshilltarin Artan Shkreli, që të flasë për misionarë, për paligjshmëri e për çdo gjë tjetër. Në një shtet normal çështjen do ta zgjidhte LIGJI. Por kjo mesa duket nuk po ndodh. Sot zëdhënësi i KOASH, Thoma Dhima, njoftoi se janë nisur drejt Dhërmiut njerëz të INUK-ut.

"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”

Postuar në 24 Gusht, 2015 12:57

Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.

Shpëtim Idrizi presion Ramës: Duhen ndryshime në qeveri

Postuar në 24 Gusht, 2015 08:32

Aleati më i ri i maxhorancës së majtë, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Panorama” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Idrizi thekson se kabineti Rama ka nevojë për emra, stil dhe përmbajtje të re. Sipas kreut të PDIU­së, kompozimi aktual i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij këto dy vite qeverisje, ku shqiptarët po largohen nga vendi. “Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite.

Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës

Postuar në 24 Gusht, 2015 07:29

Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Rekomandime për KLD-në: Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjykatësve

Postuar në 23 Gusht, 2015 23:19

"Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjyqtarëve". Misioni Euralius në një raport të fundit sugjeron që ligjvënësi të ofrojë garancitë e nevojshme për gjyqtarët.Në këtë raport që publikohet nga “Top Channel”, misioni Euralius shprehet për maturi, duke rekomanduar që të parashikohet me ligj, që pozicioni i Prokurorisë  kur kërkon autorizim nga KLD-ja për arrestim gjyqtari, të mos jetë aq i lehtë sa deri më tani.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme