Lajme

Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:40

Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.

Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:46

Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.

"Informaliteti nuk luftohet me aksione"

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:27

Në ditën e fundit të pushimeve kryetari Ilir Meta në një intervistë për “Ora News” nga kampi i LRI në Jalë flet për një sezon të nxehtë politik, nisur nga vera që duket se  shkaktoi një klimë mosbesimi mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama, që zë fill pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai sugjeron që lufta ndaj informaliteti të mos marrë nuanca  arbitrariteti ndërkohë pranon se biznesi po kalon ditë të vështira.

Do të nisë nga biznesi i madh. Por sërish pakkush beson...

Postuar në 21 Gusht, 2015 20:22

Kryeministri Edi Rama, ka postuar sot në profilin e vet në Facebook, një tabelë ku tregohet rritja e të ardhurave nga vendosja e kuponave fiskale në shitjen e karburantit. Duke “harruar” çmimin e karburantit, Rama, argumenton kështu, nisur nga biznesi i madh, nevojën dhe dobinë e aksionit të muajit shtator kundër informalitetit dhe evazionit.

"Përzgjedhja e shtresës shoqërore, dështimi dhe turpi i madh i botës së muzikantëve klasikë”

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:52

Kitaristi Petrit Çeku, që jep koncerte në skena të njohura në Europë, ka biseduar me “Kosova 2.0” përmes një interviste interesante. Çeku ka një karrierë të suksesshme dhe është nga muzikantët e rinj me origjinë nga Kosova që është bërë i njohur. Ka interes një mendim i tij për muzikën klasike, mënyrën sesi ajo vazhdon të përcillet te njerëzit, “mbylljen” e saj në sallone dhe rënien e ndikimit të saj. Natyrisht ka përjashtime interesante, por ato mbeten të tilla.

"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:08

“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar.  Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.

Miqësi e pamundur mes rusëve dhe polakëve

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:43

Heqja e një monumenti në Varshavë, që përkujtonte luftën e përbashkët të polakëve dhe ushtrisë sovjetike kundër nazizmit, ka shtuar edhe më tej mosbesimin reciprok mes dy popujve. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se heqja e monumentit vendos një peecendent që fyen përpjekjet e përbashkëta. Aq më tepër që ngjarja po legjitimohet nga një vendim gjykate. Debati zë fill në shtator të vitit 2011, kur dy të persona shkruan me bojë të kuqe mbi fasadën e monumentit të Vallazërisë sovjeto – polake: “Murtaja e kuqe”.

Rishfaqet PBDNJ- ja e Vangjel Dules: Akti në kishën e Dhërmiut, antikushtetues

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:12

Pas një mungese relativisht të gjatë në hapësirën publike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është rishfaqur sot me një deklaratë për incidentin në kishën e Dhërmiut. “Dënojmë ashpër ngjarjet e rënda të dy ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut – Himarë, ku po tentohet rrënimi i një objekti të kultit Orthodhoks, konkrretisht kishës së Shën Athanasit.

Asgjë për t’u shqetësuar...Po ecim mirë

Postuar në 21 Gusht, 2015 15:42

Kryeministri i ka dhënë sot një intervistë Top-Channel, ku ka folur thuajse për të gjitha zhvillimet politike. E përmbledhur, përgjigjet e Edi Ramës japin këtë mesazh: as në ekonomi, as në financa, as në koalicion, nuk ka asgjë që nuk shkon. Çdo gjë shkon sipas parashikimit. Edhe rënia e të ardhurave sipas tij, lidhet me “ndryshimin e modelit ekonomik”. Më poshtë intervista:

- Zoti Kryeministër, le ta nisim këtë intervistë me Konferencën e vendeve ballkanike, që do të mbahet më 27 gusht në Vjenë. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Pages

Subscribe to RSS - Lajme