"Përzgjedhja e shtresës shoqërore, dështimi dhe turpi i madh i botës së muzikantëve klasikë”

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:52

Kitaristi Petrit Çeku, që jep koncerte në skena të njohura në Europë, ka biseduar me “Kosova 2.0” përmes një interviste interesante. Çeku ka një karrierë të suksesshme dhe është nga muzikantët e rinj me origjinë nga Kosova që është bërë i njohur. Ka interes një mendim i tij për muzikën klasike, mënyrën sesi ajo vazhdon të përcillet te njerëzit, “mbylljen” e saj në sallone dhe rënien e ndikimit të saj. Natyrisht ka përjashtime interesante, por ato mbeten të tilla. “Muzika klasike nuk ka aq shumë fuqi sot sepse njerëzit nuk janë aq të përfshirë…Ka raste shumë interesante, për shembull, ai në El Sistema, Venezuelë. Është program arsimues i shkëlqyeshëm për njerëz nga perifera; janë arsimuar në muzikë me vite dhe një orkestër simfonike u krijua me ta. Kur u lansua, u bënë një prej orkestrave simfonike më të rëndësishmë në botë dhe performuan për audienca shumë të mëdha. Shembull tjetër është ajo që e bënë Daniel Barenboim dhe Edëard Said – ata krijuan orkestër simfonike anëtarët e së cilës ishin palestinezë dhe izraelit. Pra, njerëzit bëjnë gjëra që janë vazhdimësi e diçka që ka filluar më herët, vazhdimësi e përpjekjeve të Bethovenit [për shembull], por gjithmonë është shumë vështirë, dhe ekziston pak dallim në mes të veprave që me të vërtetë kanë rëndësi dhe janë të mira për njerëz, dhe fjalëve...Veçanërisht në Botën Perwndimore, koncertet klasike janë gati si të zgjedhura për të ashtuquajturën klasën e lartë...Mbetet ndoshta turpi më i madh i botës së muzikantëve klasikë – dështimi më i madh. Por në mbrojtje tonë, nëse mund të them kështu, ka të bëjë me arsim. Ajo që e quaj muzikë klasike është paragjykim i paramenduar i muzikës që është krejtësisht në kontroll të vetës. Është si një sonatë e Brahms që pa marrë parasysh se kush e performon, është e përkryer në vete. Dhe kjo ka shumë vlera mahnitëse, fakti se ishte shkruar në mënyrë aq të përkryer. Ajo përsosmëri dhe ai ekuilibër kanë efekt në dëgjuesin, por nuk do ta kuptosh vetëm duke e dëgjuar Mozartin – të duhet çelsi [pak dituri] për ta kuptuar. Ky çelës nuk është diçka madhështor, nuk duhet ta dish se çfarë është Raketa e Mannheimit, duhet vetëm t’i dish disa baza të lëvizjeve harmonike, ose disa baza të kontra pikës… dua që njerëzit që e pëlqejnë poezinë ta çmojnë po aq edhe [Johann Sebastian] Bach, sepse kanë kapacitet për ta bërë”, thotë Çeku.
http://kosovotwopointzero.com/article/1816/i-love-pop-for-what-it-has-do...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.