Mospërputhja e punësimit me rritjen ekonomike

Postuar në 24 Gusht, 2015 20:40

Kudo në botë ekziston një korelacion relativisht i fortë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit – rritja ekonomike shoqërohet me pak vonesë me rritjen e punësimit dhe anasjelltas. Meqënëse INSTAT-i ka publikuar së fundmi serinë tremujore të rritjes së PBB-së me bazë vjetore (ku çdo tremujor krahasohet me të njëjtin tremujor të një viti më parë), vlen të krahasohet kjo seri me atë të punësimit për moshat 15 vjeçe lart, bazuar në anketën e forcave të punës (jo në të dhënat administrative).

Siç duket qartë në grafikun bashkëngjitur, rritja me bazë vjetore e PBB-së është luhatur në kufijtë -2.51% (në tremujorin e tranzicionit në verën e 2013-ës) deri 5.34% në tremujorin e tretë të 2014-ës.

Nga ana tjetër, luhatjet e punësimit nuk kanë pothuaj fare korelacion me luhatjet në PBB – punësimi ka pësuar rënie dramatike çdo tremujor deri në të parin e 2014-ës, dhe pastaj, rritje dramatike në tremujorët e fundit. Po të flasim në shifra absolute, punësimi është ulur me 122 mijë persona në periudhën janar 2013 – mars 2014, dhe pastaj, është rritur me 103 mijë persona deri në mars 2015.

Me pak fjalë, kurba e punësimit nuk shpjegohet dot nga kurba e PBB-së -- ndryshe nga kudo në botë...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.