Lajme
OSBE: Penalizimi i shpifjes, i tepruar
Kryeministri ia ka dalë edhe njëherë të krijojë dyshime dhe reagime për një çështje shumë të ndjeshme si liria e shtypit. Vetëm një ditë pasi në media u bë e njohur se po synohet penalizimi i shpifjes, reagimi ka ardhur edhe nga zyra e OSBE-së në Vjenë.
Penalizimi i shpifjes, Avokati i Popullit: Shqetësim edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës
Pas kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe vetë kryeministri e ka ripërtypur çështjen e penalizimit të shpifjes. Një hap që duket se ka krijuar ndjesinë e reagimeve shumë të forta e që e ka nxjerrë bllof Edi Ramën. Ndërkohë edhe Avokati i Popullit ka përcjellë arsyetimin e vet kundërshtues duke iu bashkuar korit të kritikëve të qeverisë. “Përfshirja si vepër penale, do të keqpërdoret dhe në atë që mund të shihet si përpjekje nga autoritetet për të heshtur kritikat e medias.
Totozani: Qeveria të heqë dorë nga përpjekja për të heshtur kritikët e medias
Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga iniciativa ligjore, që e përfshin shpifjen si vepër penale të dënueshme me burg. Totozani i konsideron si të pamatura dhe të pastudiuara mirë ndryshimet kaq të shpeshta të Kodit Penal. Për këtë arsye sugjeron që Kodi Penal të shihet njëherë e mirë në gjithë tërësinë e tij dhe të mos pësojë ndryshime të cilat i përgjigjen çdo lloj situate të re që krijohet në vend.
Emri i djalit të Valentina Leskajt del edhe në dy tendera të Ministrisë së Bujqësisë
Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Arbiola Halimi, djali i Valentina Leskajt ka marrë dy kontrata “kësaj rradhe në ministrinë e Bujqësisë. Qeveria ia jep këto para për mikqyrje të punës në rehabilitimin e digave” tha deputetja demokrate në një deklaratë nga selia blu.
Shpjegimi i kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes, keqkuptime dhe keqinterpretime
Kryeministri ka sqaruar se çfarë ka parasysh me propozimin për rikthimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale që dënohet me burg. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shpifja do të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit dhe jo për gazetarët.
"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama.
Demokracia në veprim! Qeveria greke solidarizohet me grevën e sindikatave
Greva, që organizohet nga nga konfederata e përgjithshme e punonjësve grekë si dhe unioni sindikal i sektorit publik, ka për qëllim të shprehë kundërshtimin ndaj masave të reja të qeverisë,të cilën sindikalistët e akuzojnë për mosmbajtje të premtimeve elektorale. Unionet sindikale u kanë bërë thirrje qytetarëve për të organizuar tubime dhe marshime proteste në të gjithë vendin.
Bingo! Kina zbulon depozita ari nën det me një vlerë prej 16.4 miliardë dollarë
Kina është vendi i parë që zbulon depozita ari nën tabanin detar. Pas tre vjetësh kërkimesh, depozitat u zbuluan 1.2 milje nën nivelin e detit në afërsi të ishujve Sanshan, provinca e Shandong në Kinën Lindore. Vlerësohet se depozitat e gjetura arrijnë në 16.4 miliardë dollarë dhe bëhet fjalë për 1 600 tonë. Në maj, Kina i propozoi Indisë iniciativa të përbashkëta për kërkimin e metaleve të çmuar në tabanin e oqeanit Indian.
Intervista/Hakerimi i faqeve te institucioneve nxjerr zbuluar qeverine
Në kufijtë e lirisë!
Mësuam se i pari i vendit ka kërkuar dënimin me burg të shpifësve dhe ofenduesve të ofiqarëve të lartë shtetërorë. Argumenti është ky; “pështjellimi që denoncime të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror është i tillë që cënon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësuesve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët”.
Një koncesion që nuk i mbarojnë kostot, Kryeministri: “Tarifa e skanimit në dogana për fasonët do të paguhet nga shteti”
Falimentimi i praktikave shtetërore të konçesionimit me gjasë nuk ka precedentë gjëkundi tjetër. Konçesioni i skanimit në dogana, një skandal i turpshëm, për të cilin kjo qeveri ul sytë e bën sikur nuk kupton, pa zhvilluar hetimin tatimor, po prodhon kosto të reja. Kështu, vërtet kontrata në tërësi u ul me 100 milionë dollarë, por qeveria që sot bën sikur nuk ka çgfarë të bëjë, arriti të rishikonte kontratën sërish pas problemeve që pati me pagesat e dyfishta të subjekteve.