OSBE: Penalizimi i shpifjes, i tepruar

Postuar në 12 Nëntor, 2015 13:48

Kryeministri ia ka dalë edhe njëherë të krijojë dyshime dhe reagime për një çështje shumë të ndjeshme si liria e shtypit. Vetëm një ditë pasi në media u bë e njohur se po synohet penalizimi i shpifjes, reagimi ka ardhur edhe nga zyra e OSBE-së në Vjenë.
“Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm. Dënimet penale për shpifjen janë të tepruara dhe jopërpjestimore. Ato duhet të zëvendësohen me rregullime të përshtatshme në ligjin civil apo administrativ”, deklaroi përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović.
Ku nuk është rasti i parë kur qeveria aktuale vjen në vëmendje për problemet që krijon me mediat. Pak kohë më parë u diskutuar ndryshimi i ligjit për median, neni 62, i cili rregullon pronësinë e tyre. Debatet e krijuara u zgjatën disa muaj, por në fund qeveria u tërhoq. Të gjitha përpjekje që prodhojnë vetëm probleme dhe cenojnë imazhin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.