Demokracia në veprim! Qeveria greke solidarizohet me grevën e sindikatave

Postuar në 12 Nëntor, 2015 09:07

Greva, që organizohet nga nga konfederata e përgjithshme e punonjësve grekë si dhe unioni sindikal i sektorit publik, ka për qëllim të shprehë kundërshtimin ndaj masave të reja të qeverisë,të cilën sindikalistët e akuzojnë për mosmbajtje të premtimeve elektorale. Unionet sindikale u kanë bërë thirrje qytetarëve për të organizuar tubime dhe marshime proteste në të gjithë vendin. Çuditësisht, të njëjtën thirrje ka bërë edhe partia në pushtet, SYRIZA, e kryeministrit Aleksis Tsipras.“SYRIZA i fton punonjësit, të papunët, pensionistët, të rinjtë dhe të rejat, t’i bashkohen masivisht grevës së përgjithshme 24 orëshe të së enjtes”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie. Në një status në rrjetin social Twitter, SYRIZA thekson se me grevën “i japim një përgjigje të fuqishme presioneve të punëdhënësve dhe shantazheve të kreditorëve”.Edhe ministri i financave, Euklidis Tsakalotos ka deklaruar se të enjten do të jetë bashkë me protestuesit. Tsakalotos është autori i masave të reja shtrënguese, kundër të cilave do të protrestohet..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.