Lajme

Ka diplomatë grekë që mendojnë se shqiptarët dhe grekët janë dy popuj vëllezër

Postuar në 29 Janar, 2016 12:02

Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar. Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstat marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Pergjithshem të Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare”.

Pse Kadare habitet me shqiptarët

Postuar në 29 Janar, 2016 11:04

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thotë se ka mbetur i habitur nga festimet për ditëlindjen e tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi pë gazetën Panorama. Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. “Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij.

Perëndimi i kancelares, 40% e gjermanëve pro dorëheqjes së Merkel

Postuar në 29 Janar, 2016 10:42

Merkel sheh popullaritetin e saj në rënie për shkak të menaxhimit që Gjermania i bëri krizës së emigrantëve. Të dhënat e sondazhit më të fundit konsiderohen dramatike për kancelaren që drejton për një mandata të tretë Gjermaninë. 40% e gjermanëve është shorehur pro dorëheqjes së kancelares për mënyrën sesi ajo trajtoi çështjen e emigrantëve që mësynë në Europë nga Lindja.
Një trend në rënie i mbështetjes për Merkel që vazhdon të konfirmohet me shpejtësi muajt e fundit.

Lobingu i Shqipërisë për Kosovën nuk mjafton, fiton rezoluta serbe në PE

Postuar në 29 Janar, 2016 09:38

Propozimet e palës serbe fituan përballë propozimeve të delegacionit të Shqipërisë për Kosovën të përfaqësuar nga Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Katër amendamentet e Beogradit kishin të bënin me marrëveshjen në Bruksel për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe pse Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-s dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.

PS-ja ka më në fund një alternativë reale përballë Edi Ramës për garën për kryetar

Postuar në 29 Janar, 2016 00:18

Ben Blushi ka folur dje në mbrëmje në “Top-Story” për situatën kritike ku ndodhet Partia Socialiste, demokracia e saj e brendshme, kuptimi i garës politike brenda saj si dhe raporti me zgjedhësit. Ai ka përsëritur akuzat e njohura të tij për Edi Ramën, që përcaktohet këtu si njeriu që ka kthyer në model qeverisjeje dhe dominimi aleancën me banditë dhe me transformimin e PS-së në një strehë për njerëz që po e shkatërrojnë hierarkinë e vlerave të trashëguara në të.

Zbërthehet Rita Ora, nxjerr gjoksin për fansat

Postuar në 28 Janar, 2016 21:36

Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë kosovare ka vendosur t’u tregojë diçka më tepër fansave nga hiret e saj, duke nxjerrë gjoksin për kopertinën e revistës LUI.

 

 

Dy standardet e opozitës, deputetë apo zëdhënës interesash?

Postuar në 28 Janar, 2016 20:22

Opozita përmes dy deputetëve të saj, Florion Mima dhe Sherefedin Shehu kanë dalë kundër nismës së qeverisë për ngritjen e sistemit elektronik të raportimit të TVSH-së për bizneset. Dy deputetët përfaqësojnë ekspertizën e Partisë Demokratike në fushën e financave duke qenë se kanë mbajtur postet e ministrit dhe zv/ministrit të Financave.

"Lepurushja" e Play Boy fotografohet me të brendshme

Postuar në 28 Janar, 2016 18:04

Sara Jean Underwood është modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e nisi karrierën si “lepurushe” e Play Boy-it. Adhurursit e saj tani kanë mundësinë me të të brendshme e koleksionit të një prej firmave të njohura të veshjeve intime.

Të pasmet e saj do t’i kishte zili edhe Jennifer Lopez

Postuar në 28 Janar, 2016 17:50

Emri i saj është Jeena dhe është shembulli i një tjetër modeleje që ka çmendur Instagramin duke postuar foto të të pasmeve të saj, të cilat do t”i  kishte zili edhe Jennifer Lopez.

 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme