Kulturë
Në gjurmët e Jean “shqiptarit”
Ishin shkrimet e botuara së fundi mbi ushtrinë hitleriane në Shqipëri dhe raportet e tyre mbi pamundësinë e shqiptarëve për të qeverisur që menjëherë më kujtuan mikun tim francez, Jean Dutzer, i cili në ato kohë të errëta ishte dërguar me forcë në frontin shqiptar në radhët e një regjimenti gjerman. I telefonova menjëherë, duke menduar se pak shpresa do të kisha ta gjeja gjallë, pasi ai duhej t’i kishte kaluar tashmë të 90-at.
Europa është një utopi
Jeton Neziraj është një personazh i njohur i jetës kulturore jo vetëm në Prishtinë. Teatri dhe letërsia janë dy mediume ku ai operon. Prej disa ditësh në Prishtinë po mbahet Festivali i Letërsisë Polip, një krijesë e Nezirajt, e cila tashmë ka hyrë në edicionin e gjashtë.
Erotika në prozën e Martin Amis
A e keni parë se si revistat, gazetat dhe mediumet e tjera herë pas here hapin debate për numrin e marrëdhënieve seksuale ndërmjet një çifti. Jepen numra, episode, këshilla. Jepen edhe këshilla sa herë dhe si duhet pasur seks ndërmjet çifteve. A e keni parë se si seksi është bërë mënyrë e arritjes së atyre “atje”. Se si seksi është shumë më pak kënaqësi sesa shëmbëllim i jetës së mediave.
Fshehja e faktit
Diku Heminguej tregon se në fillimet e veta letrare, kur ishte duke shkruar një histori, aty për aty, i kishte lindur ideja ta linte jashtë faktin kryesor: ku protagonisti i tij varte veten. Dhe thotë se, në këtë mënyrë, zbuloi një mjet narrativ që do ta përdorte aq shpesh në tregimet dhe romanet e veta në të ardhmen.
Mbi “konformistët” e Alberto Moravias
Kur vepra “Konformisti” e shkrimtarit italian Alberto Moravia e pa dritën e botimit në shekullin e kaluar, në pushtet ende mrizonin fashistët. Nga kritika letrare e asaj kohe, “Konformisti” u lexua në mënyrë ambigue: në njërën anë ata që mbronin tezën se me këtë vepër Moravia po mbronte sistemin dhe, në anën tjetër, ishin ata që te “Konformisti” shihnin veçse një alegori kundër diktaturave të shekullit XX. Pas Luftës së Dytë Botërore e drejta doli të jetë në anën e këtyre të dytëve.
Intervista/Adonis: Feja nuk jep më përgjigje për problemet, por është shkaktare e tyre. Nevoja për shkrimin nis tani...pas Auschwitz
Ali Ahmad Said Esber, i njohur ndërkombëtarisht si Adonis, konsiderohet si një ndër poetët më më ndikim të letërsisë moderne arabe. Vendi i tij, Siria, është sot epiqendra e krizës kryesore globale, shoqëruar me një tragjedi vrasjesh dhe shpërnguljesh të jashtëzakonshme. Përmes një interviste për Jonathan Guyer në “The New York Review of Books”, poeti në fjalë flet për atë që e cilëson si krizë e thellë identiteti tek arabët. Është një krizë e cila siç thotë ai vjen me barrën e pesëmbëdhjetë shekujve.
Letërsia e burgut dhe morali i saj human
Ende nuk e njohim letërsinë e burgut dhe, më gjerë, letërsinë e shkruar nga shkrimtarët e burgosur për shkaqe “politike”. E fus në thonjëza fjalën politike, sepse diktatura edhe po të mos e kishe të shpallur ndërgjegjen tënde të kundërshtimit, do ta sajonte sa më lehtë, e mundësisht, sa më trashë një pretekst arresti e dënimi. Them nuk e njohim ende të plotë këtë letërsi të burgut, të cilën shkrimtari Visar Zhiti (edhe ky një ish i burgosur i famshëm) e ka pagëzuar me nocionin ndoshta më të saktë: burgologji.
Maks Velo: Letërsia e burgut, shumë e rëndësishme. Disidenca ishte e pamundur. Vetëm një vepër e Kadaresë, ndoshta...
“Megjithëse ishte mesditë biruca ishte e errësuar … Jashtë binte shi dhe qielli ishte nxirë …” Është kjo një fjali e marrë nga romani juaj “Hetimi”, një roman mbi periudhën e burgut. Le ta nisim nga kjo fjali bisedën … Ku ju çon në kujtesë?
Tjetërsimi i një përkthimi*
Kam përkthyer për lexuesin shqiptar një varg veprash me vlerë për letërsinë botërore. Për të punuar në fushën e përkthimeve letrare, rrugën ma hapën tri personalitete: Taqi Skëndi, ministër i Shëndetësisë, Dhimitër Pasko ( Mitrush Kuteli në art), shkrimtar i mirënjohur, dhe Drago Siliqi, drejtor i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Këtyre u jam mirënjohëse përjetë.
Po rrëfej si kanë rrjedhur ngjarjet
U diagnostikua me SIDA 6 muaj para vdekjes
Vdekja e Prince u shoqërua me shumë pikepyetje, që nuk përjashtonin as pistën e vrasjes. Revista National Enquirer zbulon se këngëtari i njohur u diagnostigua me SIDA 6 muaj para vdekjes. Artikulli thotë se Prince kishte refuzuar trajtimin pasi besonte se do t’ia dilte duke iu lutur Zotit. Ditën e vdekjes peshonte vetëm 36 kilogram dhe ai vetë ishte përgatitur për ndarjen nga jeta.