U diagnostikua me SIDA 6 muaj para vdekjes
Vdekja e Prince u shoqërua me shumë pikepyetje, që nuk përjashtonin as pistën e vrasjes. Revista National Enquirer zbulon se këngëtari i njohur u diagnostigua me SIDA 6 muaj para vdekjes. Artikulli thotë se Prince kishte refuzuar trajtimin pasi besonte se do t’ia dilte duke iu lutur Zotit. Ditën e vdekjes peshonte vetëm 36 kilogram dhe ai vetë ishte përgatitur për ndarjen nga jeta. Një burimi anonim i cituar nga Enquirer tha se " temperatura e trupit të tij kishte rënë në nivelet më të ulëta dhe se analizat e gjakut i kishin dalë jashtëzakonisht e keq.""Ai nuk kishte hekur, ishte i dobët dhe shpesh i çorientuar. Ushqehej rrallë dhe fytyra e tij ishte e verdhë” Sipas Enquirer, Princi ishte diagnostikuar për herë të parë me virusin HIV në fillim të ’90, por me AIDS në fund të 2015. Artikulli pretendon se kjo ishte arsyeja pse 57-vjeçari ishte i varur nga medikamenti Percocet për të lehtësuar dhimbjet.
Add new comment