Prince
U diagnostikua me SIDA 6 muaj para vdekjes
Vdekja e Prince u shoqërua me shumë pikepyetje, që nuk përjashtonin as pistën e vrasjes. Revista National Enquirer zbulon se këngëtari i njohur u diagnostigua me SIDA 6 muaj para vdekjes. Artikulli thotë se Prince kishte refuzuar trajtimin pasi besonte se do t’ia dilte duke iu lutur Zotit. Ditën e vdekjes peshonte vetëm 36 kilogram dhe ai vetë ishte përgatitur për ndarjen nga jeta.
Prince gjendet i vdekur në banesë
Një nga ikonat e muzikës Pop të viteve '80, këngëtari Prince, u gjet i vdekur në banesën e tij në Minesota, në rrethana ende të panjohura. Në fillim të këtij muaji këngëtari 57-vjeçar ishte shtruar në spital. Njerëzit pranë ylli të popit, thanë për mediat se Prince ishte goditur nga një gjendje gripale që i kishte shkaktuar përkeqesim të shëndetetit për disa javë dhe e kishte detyruar të anulonte koncertet. Prince Roxhers Nelson, i njohur nga të gjithë si Prince, ishte një këngëtar simbol i viteve 80-të, albumet e tij më të famshme janë “Purple Rain” “Siign O the Times”.