Kulturë
Në vend të pianos së Tefta Tashkos, një garroq në Muze
Duket sikur është e njëjta kohë, ku historitë iluzive krijojnë një imazh sa grotesk, aq dhe dëshpërues. Është rasti i disa fotove të publikuara dje, ku shihet se disa punëtorë sikur po ngarkojnë në një kamionçinë të vogël “pianon” e sopranos së famshme shqiptare, Tefta Tashko Koço.
Feja në shkollë, ministrja e Arsimit: “Jo lëndë fetare, por histori të kulturave fetare”
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar sot idenë e qeverisë shqiptare për të përfshirë në shkollë edhe lëndët që japin njohur për fenë. Meqenëse ideja ka krijuar pështjellime dhe ka nxitur idenë se bëhet fjalë për predikime, ministrja ka dalë për të hequr çdo dyshim:
Ku ishe ti Poet? - Isha larg në Çinemaçin o njerëz...
I dashur Poet!
Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri
Porosia Apostolike “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.
Radikalizmi islamik, problem në Shqipëri
Në Shqipëri ka një problem të radikalizimit islamik dhe të përfshirjes së disa qytetarëve në formacionet xhihadiste e terroriste në Lindjen e Mesme dhe ky problem kërkon përgjigje të nevojshme të strukturave të sigurisë dhe të mbarë shoqërisë, mirëpo orientalizmi nuk ndihmon aspak, në mos e përkeqëson problemin.
“Intermexo” - Mbreti Zog një ditë pas pushtimit
Për 7 prillin pushtimin e Shqipërisë nga Italia, është folur dhe është shkruar aq shumë sa na i kanë dhënë të plotë tablonë e kësaj ngjarjeje të rrëndësishme të historisë. Arkiva të ndryshme, dokumentarë, fotografi, filmime dhe dokumentacione të kohës, analiza, vlerësime, kritika, intervista, gazeta, e mjaft të tjera, kanë dhënë kontributin e tyre të paktë në aspektin historik të gjarjes.
Transparenca për monumentet
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
“Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla...Drama e shqipes: Për 30 vjet do duan të gjithë të flasin si tiranas”
Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari.
"Komplekset e inferioritetit kanë prodhuar amplifikimin dhe delirin për gjuhën dhe kulturën"
Primo Shllaku, poet dhe studiues ka qenë sot në emisionin "Zululand" ku është folur për kulturën, gjuhën, letërsinë.