Kulturë
Lahuta e Serbëve pasuri e UNESCO-s
Serbia ka regjistruar si pasuri botërore në Unesco të kënduarit me Gusle ose lahutë. Ajo që habit është reagimi i Ministrisë Shqiptare të Kulturës që është e preokupuar për të korrigjuar mediat, të cilat sipas saj e kanë interpretuar gabim vendimin e UNESCO-s më referencën se lahuta është vegël muzikore serbe dhe jo shqiptare.
Evropa dhe kërcënimi i nacionalizmit. "Sot nuk ekziston sovraniteti evropian"
Përktheu: Jordan Jorgji/Pedagog në Universitetin Fan S. Noli, Korçë
Ikën një tjetër maestro i kinemasë italiane (Video)
Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i madh italian Bernardo Bertolucci. I konsideruar si një "mësues" i filmit, Bertolucci është nderuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2011, ndërsa është konsideruar si maestro i fundit i kinemasë italiane.
Bertolucci, biri i poetit Giuseppe Bertolucci ka lindur në Parma më 16 mars 1940. Para karrierës në kinema , ai u dallua me disa çmime letrare. Bertolucci ishte ateist dhe marksist në bindje.
Midis shkrimit dhe shqiptimit*
Po ndiqja në TV dy çuna diçka si 10-12 vjeç që po u përgjigjeshin pyetjeve të një gazetareje në Panairin e Librit; kur njëri prej tyre përmendi “Shpellën e piratëve” të Petro Markos, si një libër që i kish pëlqyer shumë, ia shqiptoi titullin /shpella e piratve/, duke e bjerrë ë-në pastheksore; por këtu i ndërhyri shoku i vet, për ta korrigjuar: “Shpella e piratëve”, i tha, madje duke e zgjatur pak ë-në, si t’ia kërkonte metrika e një vargu apo kënga.
Tregëtia e një emri përpara shitjes së një libri
Shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në qarkullim librin më të ri të autorit Ismail Kadare: Kur sunduesit grinden. Nëse i hedh një sy kopertinës të bie në sy se në të mungon emri, por për autorësinë është lënë vetëm mbiemri: Kadare. Po të kërkosh në titujt e shtëpive botuese të huaja, nuk e gjen këtë praktikë. Madje edhe për një shkrimtar unik në historinë e letërisë, që është një dhe i vetëm, William Shkaespeare, përdoret emri dhe mbimeri i plotë.
Zbulohet afresku i rrallë në rrënojat e Pompeit (Video)
Pompei i lashtë u shkatërrua pas shpërthimit të Vezuvit, por vazhdon të suprizojë me "thesaret" e fshehura nën hi. Arkeologët që kryejnë gërmime në Pompei zbuluan në rrënojat e një dhome gjumi një afresk romak të frymëzuar nga miti grek që përshkruan Leda-n dhe Kobin, i riprodhuar shumë herë gjatë shekujve.
Video/Mit'hat Frashëri nis rrugën e kthimit për në Shqipëri
Prishja e Teatrit, Vehbiu: Vendime të tilla nuk merren me forcën e kartonit
Studiuesi Ardian Vehbiu mendon se politika duhej të ishte hallka e fundit e vendimmarrjes në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Tema TV, një ditë pasi Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë në mënyrë përfundimtare shembjes së Teatrit, Vehbiu shprehet se ky vendim nuk është paraprirë nga një konsultë e gjerë me palët e interesuara.
Mbahet në Tiranë, Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane
Ka zhvilluar punimet në Tiranë mes datave 18-20 tetor, Kongresi i Dytë Ndërkombëtar për Studimet Otomane. Lajmi njoftohet nga mediat turke, “Hurriyet” sipas së cilës në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqëria Historike Turke, agjencia TIKA dhe institute “Yunus Emre” morën pjesë 120 akademikë nga e gjithë bota.
Xhamia e madhe e Tiranës, një kujtesë e kohës së Perandorisë Osmane
Xhamia e Namazgjasë në zemër të Tiranës së shpejti do të bëhet qendra më e madhe e adhurimit mysliman në Ballkan, një tempull me hapësirë për 5.000 adhurues dhe që ka kushtuar 30 milionë euro dhe është financuar plotësisht nga Turqia.
“Punimet janë në fazën e tyre përfundimtare; kaligrafitë që do të stolisin muret e brendshme dhe disa punime të vogla janë drejt përfundimit”, u shprehën burime të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë (KMSH).