Prishja e Teatrit, Vehbiu: Vendime të tilla nuk merren me forcën e kartonit

Postuar në 26 Tetor, 2018 19:28

Studiuesi Ardian Vehbiu mendon se politika duhej të ishte hallka e fundit e vendimmarrjes në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Tema TV, një ditë pasi Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë në mënyrë përfundimtare shembjes së Teatrit, Vehbiu shprehet se ky vendim nuk është paraprirë nga një konsultë e gjerë me palët e interesuara. 

Këtë e vendosi Parlamenti me shumicë. A është e drejtë kjo ta vendosi Parlameti për këtë gjë? Mua nuk më duket e drejtë. Kjo është përshtypja ime personale. Kjo duhej vendosur me shumë kujdes dhe me një konsultë shumë të shtrirë dhe të thelluar me të gjitha palët e interesuara. Duke filluar nga shoqëria civile, nga institucionet që merren me kulturën dhe në fund fare është politika”, tha Vehbiu. 

Për studiuesin Vehbiun, i cili është shprehur disa herë për ruajtjen e Teatrit të vjetër si dëshmi e kujtesës historike të Tiranës, në rastin e institucioneve si Teatri tejkalohet politika e ditës dhe i hapet rrugë debatit në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj traditës. 

Një institucion si Teatri, në veëvete si institucion, por edhe ndërtesa ku është selia e teatrit, këto janë gjëra që e tjekalojnë politikën e ditës. Këto kanë lidhje me qëndrimin që do mbajmë ne ndaj traditës. Ky është një qëndrim që vazhdimisht debatohet në media dhe është në vëmendje të pushtetit, siç e sjellin ata vetë në vëmendje, duke filluar që nga kryeministri dhe deri tek ministrja e Kulturës, apo edhe tek kryetari i bashkisë dhe tek lojtarë të tjerë të politikës”, tha më tej studiuesi.     

Megjithatë, sipas Vehbiut, qëndrimet kontradiktore për çështje të ndryshme tregojnë se herë pas here politika zgjedh të bëjë shou, duke vendosur në fund me shumicën e kartonëve.  Ai thekson se rasti i ligjit të Teatrit e reflekton këtë më së miri.

Po të shikosh në realitet ka kontradita kaq të mëdha në qëndrimet e tyre në një çështje ndaj një çështjeje tjetër dhe e kupton se sërisht vijmë tek show. Ky është një show për të zbavitur publikun dhe për ta stërvitur kur të vijë momenti i votës”, tha më tej Vehbiu..

Duke iu referuar arkitektëve të huaj, Vehbiu thekson sërish se pavarësisht se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk është pjesë e kompleksit monumental, ajo mbetet një prej objekteve të trashëgimisë historike të Tiranës që duhet ruajtur. 

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.