Ikën një tjetër maestro i kinemasë italiane (Video)

Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i madh italian Bernardo Bertolucci. I konsideruar si një "mësues" i filmit, Bertolucci është nderuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2011, ndërsa është konsideruar si maestro i fundit i kinemasë italiane.
Bertolucci, biri i poetit Giuseppe Bertolucci ka lindur në Parma më 16 mars 1940. Para karrierës në kinema , ai u dallua me disa çmime letrare. Bertolucci ishte ateist dhe marksist në bindje.
Ndër filmat e tij më të njohur është "Comformisti" dhe "The Last Tango in Paris". Vitet e fundit u përball me probleme shëndetësore. Ai ishte ndihmës regjisror i Pier Paolo Pasolini-t para se të bëhej një regjisor i madh.
Add new comment