Ekonomi

Një koncesion që nuk i mbarojnë kostot, Kryeministri: “Tarifa e skanimit në dogana për fasonët do të paguhet nga shteti”

Postuar në 11 Nëntor, 2015 17:24

Falimentimi i praktikave shtetërore të konçesionimit me gjasë nuk ka precedentë gjëkundi tjetër. Konçesioni i skanimit në dogana, një skandal i turpshëm, për të cilin kjo qeveri ul sytë e bën sikur nuk kupton, pa zhvilluar hetimin tatimor, po prodhon kosto të reja. Kështu, vërtet kontrata në tërësi u ul me 100 milionë dollarë, por qeveria që sot bën sikur nuk ka çgfarë të bëjë, arriti të rishikonte kontratën sërish pas problemeve që pati me pagesat e dyfishta të subjekteve.

Rregull mbi ligjin, nuk ka vërtetim të shlyerjes së detyrimeve tatimore, pa paguar detyrimet për makinën

Postuar në 11 Nëntor, 2015 10:44

Nuk kanë të sosur paudhësitë e shtetit shqiptar kur vjen puna për të goditur qytetarët. Praktikat arbitrare shtohen kësaj radhe një kushtëzim nga Drejtoria e Tatimeve, e cila nuk është e qartë se çfarë baze ligjore kanë.

Bie pesha e bankave greke në Shqipëri: Humbin 230 milionë euro gjatë 9 muajve

Postuar në 11 Nëntor, 2015 10:13

9 muajt e parë të këtij viti nuk kanë qenë aspak të lehtë për bankat me kapital grek, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri. Të gjendura nën presionin e krizës në Greqi, me shtetin helen që rrezikoi në qershor-korrik edhe daljen nga euro, ato rezultojnë të jenë përballur me një rrjedhje të fortë depozitash.

Parashikohet suficit primar buxhetor për herë të parë pas 20 vjetësh

Postuar në 10 Nëntor, 2015 20:47

Në konferencën e përbashkët për shtyp të FMN-së, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ministri Cani deklaroi se, brenda këtij viti, do të përmbyllet shlyerja e 720 milionë dollarëve detyrime të prapambetura të qeverisë së mëparshme - një vit para afatit të parashikuar. Kjo gjë, tha ai, do të krijojë mundësinë që vitin tjetër të kemi suficit primar buxhetor.

Arrihet marrëveshja me FMN-në. Nuk ka rritje taksash, parashikimi për rritjen ekonomike: 3.4%

Postuar në 10 Nëntor, 2015 20:01

“Vizion Plus” raporton se qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për këstin e kredisë në shumën e 60 milionë eurove. “Si FMN ashtu edhe pala shqiptare kanë pranuar se kanë patur debate dhe përplasje në qëndrime për paketën fiskale dhe buxhetin e 2016-ës, por është vendosur të mos ketë rritje taksash, madje ministri Cani tha se po mendohet ulja e tyre ne sektorë si bujqësia, fasonët dhe turizmi. Buxheti i vitit që vjen, për herë të parë pas 4 vitesh do ta nxjerrë vendin nga marrja e borxhit për të shlyer detyrimet dhe për të paguar rrogat dhe pensionet.

“Eurbondi, lajm i mirë për Shqipërinë”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:16

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp sot, se Eurobondi do të lehtësojë situatën ekonomike e financiare. “Marrja e eurobondit bëhet për 2 qëllime. Së pari të zëvendësojë eurobondin e vjetër të vitit 2010 prej 300 milionë euro. Së dyti shuma e mbetur prej 150 milionë euro është e mjaftueshme, që ne të tërhiqemi nga tregu i brendshëm. Cani tha se kjo bëhet në mënyrë që të lihet hapësirë për biznesin, që të mund të marrë huanë e nevojshme.

Bankat shqiptare i investojnë paratë jashtë vendit

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:12

Në mungesë të kreditimit të ekonomisë dhe investimit në letra me vlerë të qeverisë, bankat po preferojnë të vendosin paratë në institucionet jashtë vendit, edhe pse me interesa ndëshkuese…
Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.32 trilionë lekë në fund të 9-mujorit 2015, duke shënuar një rritje me 2.4%, apo me 31 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, (T III 2015/ T III 2014) aktivet e sistemit janë rritur me 4.1%.

Dorëhiqet drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali

Postuar në 09 Nëntor, 2015 22:38

Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Lojërave të Fatit, agjenci nën varësi të Ministrisë së Financave. Sufali u bë protagoniste e një debati në Komisionin e Ligjeve pak muaj më parë. Ajo është një nga tri drejtoreshat "surprizë" të Edi Ramës pas ardhjes në pushtet, bashkë me Briseida Shehaj dhe Elisa Spiropali, të trija në sektorë kyç. Një eksperiment i dështuar. http://www.balkanweb.com/site/drejtoresha-e-lojerave-te-fatit-luneda-suf...

Beteja pa sukses e investimeve të huaja: një mangësi edhe kualifikimi

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:43

Kompania amerikane e prodhimit të arirbegave, “CapCon” është një rast për të kuptuar se sa e papërgatitur është Shqipëria p[ër t’u integruar në tregje, apo për të thithur investime. Kompania shprehu interes për Shqipërinë për shkak të afërisë me Europën, ku tregtohet prodhimi i tyre, por ajo dështoi në gjetjen e burimeve njerëzore. Ajo që ka kohë që flitet se Shqipëria nuk ka treg të kualifikuar pune, u provua në këtë rast si një e vërtetë e dhimbshme. Kompania kaloi në Maqedoni, raporton “Monitor” dhe aty ka hapur 400 vende pune. Dhe këtu nxjerr krye faktoi i emigirmit.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi