Billboard

E thashë, s’e thashë, ambasadori bën rolin e “lolos”

Postuar në 24 Shkurt, 2017 18:23

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Brochardt nuk kuptohet për çfarë arsye doli në krah të ministrit të Brendshëm për të arrnuar deklaratën e bërë në një studio televizive se në Shqipëri qarkullojnë mbi 2 miliardë euro para të pista, të cilat mund të përdoren për zgjedhje.

Frika e kryeministrit – fitorja e parë e protestës

Postuar në 20 Shkurt, 2017 15:57

Opozita kërkon gjëra që nuk varen nga ne”. Kështu raportohet nga mediat të jetë shprehur kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së ku siç thuhet ka dhënë porosinë që “të mos merren me protestën e tyre”.

Protesta si akti i parë serioz i opozitës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 21:44

Partia Demokratike ka nisur atë që kishtë ditë që e premtonte: protestën e zgjatur deri në rezistencë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Dinamika e ngjarjeve të sotme në bulevardin e Tiranës, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat kundër protestës, të cilët çuditërisht vijnë edhe nga mediat. Pjesëmarrja ka qenë masive, duke përftuar kështu seriozitetin e PD-së në organizimin e saj. Ajo është zhvilluar pa incidente, korrekte dhe në përputhje me pritmërinë e një qëndrimi me orë të zgjatuara nga një parti e cila po kërkon garanci për zgjedhjet parlamentare te largimi i kryeministrit aktual.

Vettingu, mes dënimit politik të Fatos Nanos dhe refuzimit të një vize amerikane

Postuar në 11 Shkurt, 2017 17:08

Sot gazeta “Tema” publikon një intervistë me Fatos Dervishin, ish-zv.prokuror i Përgjithshëm gjatë viteve 1994-1998. Dervishi është i njohur për opinionin pasi ai ishte pjesë e hetimit të Fatos Nano, i cili u arrestua në korrik të vitit 1993 nën akuzën e korrupsionit. Po kështu z. Dervishi ka qenë pjesë e akuzës për çështjen “Arsidi” dhe atë të minoritarëve për të ikur drejt SHBA-së në vitin 1998. Z. Dervishi bën me dije në këtë intervistë se ai synon të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale, apo Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të godasin korrupsionin.

SHBA - Shqipëri, a do të jenë më të njëjtat raporte?

Postuar në 08 Shkurt, 2017 14:10

Cila është marrëdhënia e SHBA-së me Shqipërinë pas fitores së Donald Trump? Kjo nuk është një pyetje që merr për bazë spekullimet keqdashëse, por fakte publike e politike që lidhen së pari me qëndrime të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Tashmë është bërë e njohur se ky i fundit u bë pjesë e fushatës elektorale në SHBA me disa deklarata të personalizuara ndaj Trump, që sot është presidenti i këtij vendi. Pak ditë më parë, kryeminstri deklaroi se ai ka “sulmuar kandidatin por jo presidentin”, me të cilin nuk ka kontakte.

Muezinë të një ambasadori, por jo të reformës në drejtësi

Postuar në 04 Shkurt, 2017 16:59

“Ne themi Lenini dhe nënkuptojmë Alibia”.

Këto fjalë i atribuohen Majakovskit, poeti të njohur, në kohën kur revolucioni bolshevik po asociohej si vepër e një njeriu, thëniet dhe shkrimet e të cilit po zëvndësonin Biblën në tempullin e pushtetit. Në Shqipëri kjo thënie mundet fare mirë të zëvendësohet me: “Ne themi Lu dhe nënuptojmë reforma në drejtësi”.

Koha që roli i ambasadorëve të huaj të inkastrohet në suazën e ligjit dhe konventave

Postuar në 02 Shkurt, 2017 22:51

Dy vitet e fundit kanë nxjerrë në dritë tjetër për opinionin publik rolin e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Qytetarët shqiptarë kanë patur rast të njohin se çfarë ndikimi dhe pasojash prodhojnë ambasadorët që operojnë si parti politike mbi palët, në kohën kur në Shqipëri Mariza Lino merrte pjesë në gatimin e çorbës së përgjakur të vitit 1997. Më pas diplomatët amerikanë luajtën rol thelbësor në ngjarjet pasuese për të ardhur e krijuar profilin e një guvernatori.

Qeveria që erdhi për të vjedhur Shqipërinë

Postuar në 30 Janar, 2017 14:41

Ylli Manjani duket se ka bërë një gjest politik edhe personal në ikjen e tij nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Ai ka folur për shumë paudhësi të kësaj qeverie, e cila u bërtet dhe u mban shkopin në dorë qytetarëve edhe për një faturë të papaguar dritash, por nga ana tjetër ushtron një pushtet të ndërthurur me trafikantë dhe përfiton nga një ekonomi e krimit.

Gazetari e Pavarur në Shqipëri?!

Postuar në 23 Janar, 2017 12:27

Sot u publikua një shkrim marrë nga “Courrier des Balkans” që akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po eliminon gazetarinë e pavarur. Të lexohet me kujdes termi i përdorur: Gazetarinë e Pavarur.

Nuk është vetëm Sali Berisha

Postuar në 22 Janar, 2017 00:07

21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard