Kërkohet referendum për pezullimin e 11 HEC-ve në Valbonë

Postuar në 23 Prill, 2016 17:46

Ndërtimi i 11 Hidrocentraleve në Luginën e Valbonës po has në kundërshtimin e banorëve të zonës. Pas letrës së hapur drejtuar kryeministrit Rama për anullimin e 11 vendimeve të marra nga qeveria e kaluar, ish-ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka tha se do të kërkohet referendum për pezullimin e këtyre projekteve. Në një intervistë për Neës 24, Lauka tha se firmat vendimet e marrë nga qeveria e kaluar po zbatohen me zell të madh nga qeveria aktuale. “Në qoftë se Valbonën e prangosim me 11 hodrocentrale me tubacione metalike, Valbona kthehet në një lumë të vdekur. Është shkelur e drejta mjedisore, pasi për projekte të tilla duhet të ketë vlerësim për ndikimin në mjedis. Në të gjitha rastet ky raport ose është bërë formalisht, ose nuk është bërë fare ose është bërë i gabuar. Dhe kur është bërë raporti nuk përmban vlerësim shkencor për dëmet dhe masën e kompesimit për dëmin që mund të shkaktohet. 2 mijë banorë jetën e tyre  kanë të lidhur me turizmin dhe ndërtimi i 11 hidrocentraleve nuk është strategji zhvillimi sepse zhvillimi qëndrueshëm i përshtatet mjedisit”’-thekson Lauka. Çështja e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë është ngritur nga Të Gjelbrit edhe në Parlamentin Europian, ku i kërkohet qeverisë  shqiptare të mos avancojë me projekte që tjetërsojnë ekosistemin e paqeve natyrore.

Comments

Submitted by Filip Scutari (not verified) on

Po eshte per t'u bere ndonje referendum, le te behet menjehere, nuk ka kohe, mbasi firma po vepron, sikunder veproi edhe me pallatet tek diga e liqenit artificial te Tiranes.
Deri tani, vetem me fjale.
Ku eshte kjo kodosh shoqerie civile ?
Sic duket, nuk u jane dhene para nen dore, sic u dhane per kendin e lojrave tek parku liqenit, me mbeshtetje nga PD.
Pse nuk del ndonje deputet i PD, e te flase per kete katastrofe e skandal mjedidor ?
Ku jane analistet e kuodo dhe per cdo gje gjendur ?

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Pra,fajin me te madh nuk e ka ka qevera e kaluar e Berishes qe dha 11 leje ndertimi Hidrocentralesh,por qeveria aktuale qe po lejon ndertimin e tyre me zell??Vetem Tropojanet jane te afte te logjikojne ne menyre te tille!!Kulmi i kulmeve.Referendumi nuk mund te anuloje lejet e ndertimit te Hidorcentraleve.Kjo dihet.

Submitted by loli (not verified) on

pa u ndryshuar ligji per referendumin, ska vlere asnje referendum. sepse qe referendumi te jet i vlefshem duhet te marre pjese 50% e votuesve (votues jane 3.5 milion, kurse popullsia jone qe banon ne Shqiperi eshte 2.8)
shansi qe te marrin pjesa kaq votues eshte shume i vogel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.