Islam Lauka
Pajtimi me Rusinë ose rrënimi i pavarësisë së Kosovës
Takimi i Presidentit të Ko sovës, Hashim Thaçi, me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ndërkombëtar të Paqes në Paris (11- 13 Nëntor 2018) nuk ishte i zakonshëm. Ai ishte i pari, në këtë nivel, midis dy vendeve. Për më tepër, u takua Presidenti i një fuqie të madhe me Presidentin e një vendi, të cilin ajo nuk e njeh si shtet, por thjesht si territor të një shteti tjetër.Për të gjykuar mbi këtë takim duhet parë, fillimisht, rruga që u ndoq për të arritur deri aty, çështjet që u ngritën dhe qëndrimi i palëve rreth tyre.
Kërkohet referendum për pezullimin e 11 HEC-ve në Valbonë
Ndërtimi i 11 Hidrocentraleve në Luginën e Valbonës po has në kundërshtimin e banorëve të zonës. Pas letrës së hapur drejtuar kryeministrit Rama për anullimin e 11 vendimeve të marra nga qeveria e kaluar, ish-ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka tha se do të kërkohet referendum për pezullimin e këtyre projekteve. Në një intervistë për Neës 24, Lauka tha se firmat vendimet e marrë nga qeveria e kaluar po zbatohen me zell të madh nga qeveria aktuale. “Në qoftë se Valbonën e prangosim me 11 hodrocentrale me tubacione metalike, Valbona kthehet në një lumë të vdekur.