valbona
Fushata “Mos ma prek Valbonën”, para kryeministrisë
Dhjetra persona janë mbledhur para kryeministrisë ku kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Punimet sipas tyre kanë dëmtuar luginën e Valbonës, një prej pikave më të frekuentuara turistike.
TemaTv
HEC në Valbonë, i ligjshëm. Gjykata rrëzon kërkesën e banorëve
Hapet rruga për ndërtimin e hidrocentralit në Valbonë. Disa media të ndryshme raportojnë sot se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë padinë e qytetarëve të zonës duke e cilësuar të ligjshëm projektin për ndërtimin e HEC. Me këtë vendim duket se protesta e banorëve merr goditje dhe projekti që aq shumë është kontestuar do të vijojë. Rasti ka rëndësi edhe për faktin se protesta dhe kundërshti të ngjashme ka edhe për HEC në Vjosë, për të cilat qeveria nuk ka ndërmend të ndalet.
Për Valbonën duhet provuar rruga e gjykatës
Ka kohë që debatohet lidhur me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve në luginën e Valbonës, e cila është një pasuri kombëtare. Territori rreth saj është park kombëtar dhe mbrohet me ligj, gjë që e deklarojnë edhe qeveria e mëparëshme edhe qeveria e sotme.
Çuditërisht askush nuk ndërhyn për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve që po e dërmojnë dhe rrënojnë këtë perlë të turizmit malor që mban me bukë një krahinë të tërë, që në të kundërt do të braktiset.
Alibia e kontratave të mbyllura
Sot disa media pranë qeverisë kanë përcjellë në mënyrë identike një replikë të kryeninistrit në Facebook me një qytetar mbi lejet e ndërtimit të hidrocentraleve. Shprehet kryeministri Edi Rama:
“Kemi anulluar plot e plot, por jo pasi janë mbyllur kontratat, sepse për një kontratë të mbyllur, shteti duhet të paguajë në arbitrazhe ndërkombëtare shumë më tepër se sa çfarë mund ta imagjinosh në ëndrrën më të keqe”.
Kërkohet referendum për pezullimin e 11 HEC-ve në Valbonë
Ndërtimi i 11 Hidrocentraleve në Luginën e Valbonës po has në kundërshtimin e banorëve të zonës. Pas letrës së hapur drejtuar kryeministrit Rama për anullimin e 11 vendimeve të marra nga qeveria e kaluar, ish-ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka tha se do të kërkohet referendum për pezullimin e këtyre projekteve. Në një intervistë për Neës 24, Lauka tha se firmat vendimet e marrë nga qeveria e kaluar po zbatohen me zell të madh nga qeveria aktuale. “Në qoftë se Valbonën e prangosim me 11 hodrocentrale me tubacione metalike, Valbona kthehet në një lumë të vdekur.
Kërkesa nga brenda shumicës: Të anulohen HEC-et në Valbonë(video)
Kërkesa është bërë nga anëtari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist Besnik Bare, gjatë seancës së sotme plenare.