Një shfajësim dhe një kërcënim i pasinqertë për Berishën
Kryeministri Rama doli me një deklaratë për të arrnuar disi reagimet disproporcionale të mazhorancës, pas deklaratave të Berishës një dite më parë në parlament, për vetëmbrojtje përmes armëmbajtjes, nisur nga situata e pasigurisë në vend. Kryeministri tha se Berisha nuk mund të hetohet për deklaratat e tij,pasi drejtësisa është ende e pareformuar. Por një hetim i supozuar për Berishën në këtë rast është një luftë me mullinjtë e erës dhe ndoshta nuk i vlen mazhorancës as si argument politik, sepse hapja e një debati të tillë e çon diskutimin në vitin 1997 ku përfaqësuesit e Partisë Socialiste ishin në ballë të revoltës së armatosur. Të iniciosh një nismë apo debat për amëmbajtjen me ligj nuk ka asgjë antiligjore dhe këtu kryeministri nuk ka çfarë t'i kërkojë prokurorisë. Kështu që edhe argumenti se hetimin e pengon mungesa e reformës në drejtësi është i pasinqertë, pa argument dhe pa perspektivë.
Në konferencën për shtyp kryeministri tha se shprehimisht se "Berisha nuk është hetuar deri më sot për c’ka ka bërë e as mund të hetohet për c’ka tha dje, për sa kohë reforma në drejtësi nuk votohet dhe zbatohet". Pyetja është se pavarësisht mosbesimit që kjo mazhorancë ka në sistemin e drejtësisë, a e ka kallëzuar Sali Berishën për "mëkatet" që ajo thotë se ky njeri ka mbi shpinë? Nuk e dimë se për çfarë Edi Rama dhe Partia Socialiste e akuzon Sali Berishën, të paktën kaq populli duhet ta dijë. Dhe për më tepër Edi Rama duhet të japë një përgjigje tjetër: A i qëndron akuzave ndaj Ilir Metës?
Kështu që për të hetuar Sali Berishën mund të jetë pengesë reforma në drejtësi siç thotë kryeministri, por pengesa e parë është vetë ai dhe alenca ku bën pjesë, pasi për të hetuar dikë duhet kallëzuar dhe iniciuar një hetim me fakte dhe prova. Dhe këtë kryeministri nuk e ka bërë deri më tash.
l.mitro
Comments
Analizat i keni te mira dhe
Analizat i keni te mira dhe mjaft koncize. Do te ishte mire qe te vinit emrin e gazetarit sepse nuk besoj se publiku nuk deshiron ti njohe, megjithese e kuptoj qe mund te jene artikuj redaksionale, . Flm
Add new comment