Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor

Postuar në 24 Shtator, 2022 01:30

 Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë. 

Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët 

citohet ai. 

Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë. 

Mesazhi vjen pak ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion nëse do të kërcënohet. Dhe se ai nuk po bllofon. 

Angazhimi në këtë lloj diplomacie publike, në mos paqësuese, kufizuese të konfliktit në suaza konvencionale është pasuar edhe nga zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, që ka apeluar për përmbajtjen ndaj parimit të bashkëekzistencës paqësore, aplikuar me sukses gjatë Luftës së Ftohtë. 

Është e papërshtashme dhe nuk mundet që të imponosh rregullin e famëkeqit rend botëror dhe normat e tij, duke refuzuar moralin tradicional

është shprehur ai. 

Qëndrimet reflektojnë jo vetëm rezultatet në fushëbetejë në Ukrainë, por edhe një frikë se dështimi ose do të çojë në implodim të pushtetit në Rusi, ose në radikalizim me pasoja të paparashikuara. Duhet thënë se nga Perëndimi nuk ka asnjë përpjekje për negociim, por po punohet vetëm për një skenar: poshtërimin e Rusisë. 

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Putini poshteroi veten, nuk ia ka fajin njeri.
Ju me sa duket jeni media e paguar nga ajo lista filoruse

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.