antonov
Siguria bërthamore e Europës është në rrezik! Kievi po organizon atentat mbi Zaporozhie!
Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov ka deklaruar dje se Zelenskiy po përpiqet të ndërkombëtarizojë konfliktin duke synuar dislokimin e trupave të NATO-s në Ukrainë dhe duke krijuar kushtet për përballje direkte mes Rusisë dhe Perëndimit.
Sipas tij, pretendimet e Kievit zyrtar se Rusia kërkon të hedhë në erë centralin e Zaporozhies janë absurde për faktin se Rusia e kontrollon atë që nga muaji mars.
Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor
Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë.
Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët
citohet ai.
Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë.