Kundër intelektualëve: Nuk kanë dinjitet ndaj nuk indinjohen
“Ne kemi sot një klasë intelektuale që në pjesën më të madhe i ka humbur kordat e zërit. Heshtin shumë: nuk kanë dinjitet ndaj nuk indinjohen. Kjo është e tmerrshme dhe e pabesueshme: mungesa e revoltës.
Shumë mendojnë: ç’më duhet mua të ekspozohem? Ndoshta, një ditë do të kem nevojë për diçka, për një nder apo ndihmë nga ai që po kritikoj sot.
Çdo gjë luhet përmes shantazhit, për të siguruar ndonjë avantazh. Kushdo që punon në fushën e informimit dhe të opinionit ka kuptuar një gjë: duhet të mbetesh në lojë. Nëse fillon të kritikosh, nëse kundërshton, nëse ofron qoftë edhe refleksione të pamirëpritura, të fshijnë menjëherë. Tashmë është bërë zakon bërja e listave me emrat e të gjithë atyre që ‘sillen keq’. Kush nuk futet në rresht, dëbohet. Dëbohet nga gjithçka.
Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish.
Mjafton të shikosh parlamentarët që i justifikojnë “dredhjet” e tyre me shprehjen e vjetër “kam familje”, një bejte që recitohej kudo në kohën e fashizmit.
Shoh një rrethim të lirisë së shprehjes – individët që kanë kurajo margjinalizohen. Pushteti gjithmonë kërkon t’i shuajë zërat kundërshtues, por në një sistem të shëndetshëm, pushtetin e kufizojnë ata që e kundërshtojnë.
Dikur intelektualët orientonin opinion publik. Po sot, kush guxon të ngrejë krye?”
Kështu shkruante para pak kohe Dario Fo, nobelist në letërsi, në një të përditshme të së majtës italiane, duke akuzuar qeverinë Renzi për politika e veprime që dëmtonin elektoratin e majtë, duke përfituar nga zërat e heshtur, si të maxhorancës edhe të opozitës, falë servilizmit që mbisundon këto kohë në Itali”.
Këto janë fjalë të shkrimtarit nobelist italian Dario Fo, në një gazetë të majtë të Italisë.
Marrë nga: exit.al
http://www.huffingtonpost.it/2015/09/26/dario-fo-intellettuali-servi_n_8...
Comments
Plotesisht te drejte ke o
Plotesisht te drejte ke o Dario Fo, por ketu tek ne, mbizoteron intelektuali made in PLEP.
Qe do te thote :
Me shkolle plepash, mbizoteron sot pothuaj i gjithe sistemi yne gjyqesor, dhe si te tille, vetkuptohet se c'fare drejtesie jepet.
Me shkolle plepash, nenkuptohen te gjithe nepunesit partiake qe u punesuan nga PD, duke marre diploma fallco nepermjet universiteteve private, te cilet, mbasi zune vendet kyce ne administrate, u bene kercenim i hapur per profesionistet , e per rrjedhoje, detyrimisht keta te fundit mbyllnin gojen, mbasi u rrezikohej vendi i punes.
Me shkolle plepash, nenkuptohet korupsioni ne cdo nivel te administrates, mbasi i afti, profesionisti, nuk vleresohet, por, i paafti, servili, kurvari, apo kurva, ryshfetciu etj, etj, okupuan te gjitha nivelet e nepunesise, sa nuk e gjen dot nga t'a fillosh. Bile u duket cudi se si mund te jete nje nepunes qe nuk duhet te marre rryshfet.
Prandaj, Dario Fo ka te drejte, por, ketu tek ne, mbizoteron PLEPI.
Kur te ike koncepti PLEP, nga administrata shteterore, perfshi patjeter ate te drejtesise, atehere mund te diskutohet per mendimet e Dario Fo- se ketu tek ne.
Add new comment