intelektualet

Përtej rotacionit/Duhet edhe përmbysja e hierarkive të rreme në shoqëri

Postuar në 06 Mars, 2021 02:37

Kooptimi i Najda Çomos dhe Luljeta Bozdos në radhët e kandidateve për deputete të Partisë Socialiste është një operacion marketingu që nuk sjell ndonjë gjë të re për ata që ndjekin politikën. Kryeministri Rama e di shumë mirë teknikën e të bërit pis përmes një oferte bujare që marketohet në emër të Shqipërisë, duke neutralizuar përmes pretendimit për kontribute, kundërshti eventuale. Ose duke higjenizuar radhët me përfshirjen në lista të atyre që mund të quhen ekspertë apo intelektualë publikë.

Heshtja e intelektualëve - rasti kritik i Italisë

Postuar në 04 Mars, 2018 02:08

Ka qenë një kohë në Itali, kur në prag të çdo takimi elektoral gëlonin apelet, shprehja e qëndrimeve firmosur nga lista të gjata shkrimtarësh, profesorësh të universitetit të çdo dege, gazetarëve, burrave dhe grave të kinemasë dhe televizionit që ftonin njerëzit të votonin për këtaq apo për atë(thujase përherë ç’është e vërteta për parti të së majtës). Sot ama mbretëron heshtja më e plotë. Duket se askush më nuk e ndjen se duhet të investojë emrin e vet në favor të ndonjë partie.

Varua të pavarurve, nuk bëhen në anët tona

Postuar në 12 Gusht, 2016 16:02

Në fillim të viteve ‘90 nisi të përdorej sintagma “intelektual i pavarur”. Shënonte persona që nuk bënin pjesë në parti politike, por militonin për interesin publik. Sa kishim dalë nga rendi totalitar, ndaj na dukej çudi të kishte njerëz që qëndronin mbi politikën. “Ç’janë këta të pavarurit?”, pyeti dikush Kolë Jakovën. “Ata që presin të varen”, qeshi plaku hokatar.

Akademikë dhe intelektualë*

Postuar në 30 Maj, 2016 14:11

 

 

PROBLEME (INTELEKTUALE OSE INTELEKTUALËSH

 

Ana e errët e demokratizimit të moralit

Postuar në 19 Maj, 2016 14:44

Në fillim lajmi i mirë. Kush janë të parët në garën e artikulimit publik, kur problemet që shtrohen rrezikojnë të relativizojnë themelet e ngrehinës morale të shoqërisë shqiptare? Cilët janë personat e kalibruar tashmë për t’iu kushtuar vëmendje pa pushim çështjeve të orientimit seksual apo të modelit familjar? Klerikët fetarë? Jo! Nuk janë as Dom Gjergj Meta i dioqezës së Durrësit e as Skënder Bruçaj i komunitetit mysliman. Janë intelektualët e rinj klerikë! Por le t’i marrim gjërat me radhë.

Kundër intelektualëve: Nuk kanë dinjitet ndaj nuk indinjohen

Postuar në 18 Janar, 2016 14:57

“Ne kemi sot një klasë intelektuale që në pjesën më të madhe i ka humbur kordat e zërit. Heshtin shumë: nuk kanë dinjitet ndaj nuk indinjohen. Kjo është e tmerrshme dhe e pabesueshme: mungesa e revoltës.

Shumë mendojnë: ç’më duhet mua të ekspozohem? Ndoshta, një ditë do të kem nevojë për diçka, për një nder apo ndihmë nga ai që po kritikoj sot.

Dhjetor, 1990-2015

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 18:41

Sapo na u qetësuan veshët nga zhurma e mitomanëve të nëntorit, kur ja behu zhurma e mitomanëve të dhjetorit.

Qindra njerëz flasin e shkruajnë për ngjarjen që, në mbyllje të vitit 1990, ndau dy epokat: atë të monizmit dhe atë të pluralizmit, gati secili duke shtrembëruar çdo gjë, pa asnjë respekt për të vërtetën, pa asnjë respekt për historinë.

Intelektualët e Shqipërisë që kërkojnë lirimin e Albin Kurtit. Spikatin Abdi Baleta, Gjergj Zheji dhe Marin Mema

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 10:41

Ka një solidaritet intelektual që shfaqet për çështje të karakterit patriotik dhe që angazhon në tubime dhe kërkesa politike aktivistë të shoqërisë civile me ndjeshmëri të theksuara demokratike dhe kombëtariste.

Eduart Ndocaj flet hapur: Në Shqipëri intelektualët janë katandisur për bukën e gojës

Postuar në 29 Tetor, 2015 21:47

Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar ka dhënë sot një intervistë për Ylli Rakipin në “Ora-News”. Ndocaj ka dhënë përgjigje të thjeshta dhe të sinqerta. Një ndër pyetjet e fundit ka qenë edhe situatën politike siç e sheh ai dhe për përvojën në Itali. Thotë Ndocaj: “Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit.

Subscribe to RSS - intelektualet