Dedja: Hetimi i SPAK-ut është i mangët, prona është e vëllait

Postuar në 12 Tetor, 2021 20:20

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u largua përfundimisht nga radhët e drejtësisë në 17 dhjetor 2018 me vendim të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ka fituar betejen ë parë hetimore me SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Shkallës së parë antikorrupsion vendosi të mos kalojë për gjykim dosjen hetimore me emrin e Dashkim Dedjes, duke urdhëruar plotësimin e saj me prova. Pas sekuestrimit në SPAK pretendonte sot nga gjykata kalimin e dosjes, shqyrtimin e saj dhe me pas konfiskimin e pasurisë. Rrëzimi i SPAK nga gjykata dhe argumentet që u përdorën, u komentuan për herë të parë për MCN nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Mendoj që gjykata vendosi drejt, pavarësisht se ne kishim kërkuar pushimin e çështjes. Gjykata mori parasysh pretendimet tona për pamjaftueshmëri të hetimeve dhe plotësimin e tyre. Ka vënë disa detyra që do të jenë të vendimin e zbardhur. Shpresojmë që pas plotësimit të hetimeve, gjërat të shkojnë në vendin e vet.

Si subjekt i hetimit pasuror, Dedja duhet të përgjigjet për një banesë, e cila u bë shkak edhe për shkarkimin e tij nga detyra dhe që sipas SPAK nuk ka arritur ta justifikojë me dokumente. Por çfarë thotë ish-kreu i gjykatës për këtë pronë?

Çështja është në hetim. Gjykata nuk ka vendosur sekuestro të pronave të mia, por ndaj banesës së vëllait që në gjithë jetën e tij ka vetëm atë pronë. Cilat janë argumentet, kjo është çështje të cilës gjykata do t’i japë formë. Vëllai im nuk ka pasur mundësi të ketë një banesë. Nuk është banesa e tij, por e imja, pavarësisht se është në emrin e vëllait. Unë nuk kam banuar aty kurrë përveçse e kam shfrytëzuar për pushime.

Bashkim Dedja u largua nga detyra jo për mungesë profesionalizmi, por i pyetur për shkallën dhe besueshmërinë e hetimeve, ai ka një përgjigje të shkurtër. Ndërsa sa i përket statusit të personit që është nën hetim, ai thotë se nuk ka ndryshim nga të tjerët.

SPAK nisi hetimin pasuror në prill të këtij viti për Bashkim Dedjen dhe Fatos Lulon, dy figura të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese. Në gusht, pas një hetimi paraprak u vendos sekuestro preventive mbi pasurinë e dy gjyqtarëve. SPAK aktualisht ka sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit për të cilin ka dyshime se Dedja nuk e ka justifikuar me dokumente.  

 

 

Comments

Submitted by emri (not verified) on

tamam ajo thenia : hic hic , po habibi!
e mo se vellai ehste mos beni keshtu ....

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Ashtu eshte, ke te drejte z.gjykates, SPAK pronen e vellait do te ta jape ty, por ti nuk e pranon!
Kurse une kam 30 vjet qe kam vendimin e Gjykates per kthimin e prones, dhe shteti qe ke ndertu ti me shoket e tu, nuk me japin Certifikaten e Pronesise!
Tash e kuptova, nuk kam vella, jam djale i vetem!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.