pasurite
Bebet miliardere/ Fëmijët - pronarë korporatash në regjistrat e Luksemburgut
Një bebe mongoleze vetëm një vjeçe zotëron një pjesë të një kompanie të madhe qymyri në shkretëtirën Gobi. Një azerbajxhanas njëmbëdhjetëvjeçar përfiton nga kontratat shtetërore me Turkmenistanin dhe Kinën. Një adoleshente ruse ka investuar në sistemet e pensioneve kanadeze dhe kaliforniane dhe zotëron pasuri miliarda dollarësh.
Gara për pasurinë, Kina lë pas SHBA-të
Kina ka lënë pas SHBA-të si vendi me vlerën më të madhe neto të pasurisë globale, konkludon një raport i ri nga McKinsey & Co, të cilit i referohet Bloomberg.
Pasuria e Kinës është rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit, çka i dha mundësinë asaj ta rrisë pasurinë neto me 17 herë, nga 7 trilionë dollarë në 2000, në 120 trilionë dollarë në 2020.
Dedja: Hetimi i SPAK-ut është i mangët, prona është e vëllait
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u largua përfundimisht nga radhët e drejtësisë në 17 dhjetor 2018 me vendim të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ka fituar betejen ë parë hetimore me SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Shkallës së parë antikorrupsion vendosi të mos kalojë për gjykim dosjen hetimore me emrin e Dashkim Dedjes, duke urdhëruar plotësimin e saj me prova. Pas sekuestrimit në SPAK pretendonte sot nga gjykata kalimin e dosjes, shqyrtimin e saj dhe me pas konfiskimin e pasurisë.
Ligji i ri, edhe familjarët e zyrtarëve të lartë do të deklarojnë pasuritë
Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend disa ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që duhet të deklarojnë transfertat bankare brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Ligjit ekzistues “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i shtohet në nenin 10 një pikë, sipas të cilës subjekt i deklarimit të pasurisë do të jenë edhe ortakët në biznes me një person të ekspozuar politikisht.
Franca do të hetojë pasuritë e kreut të Bankës Qendrore të Libanit
Franca ka hapur një hetim mbi pasurinë personale të Riad Salameh, shefi i bankës qendrore në Liban.
Prokurorët francezë po hetojnë mbi dyshimet për lidhje kriminale dhe pastrim parash nga Salameh, një gjë që e ka bërë më parë edhe Zvicra. Gjetjet e hetimit mund të hedhin dritë mbi origjinën e pasurisë së bankierit 70-vjeçar.
Salameh është në detyrë që nga viti 1993 dhe është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga qeveria e kryeministrit të përkohshëm Hassan Diab si përgjegjës për rënien e paundit libanez.
Konfiskohen pasuritë e shtetit shqiptar dhe askush nuk Informon shqiptarët
Sot në media është përcjellë një shkrim i gazetës austriake “Der Standard” sipas të cilit një kompani ligjore po kërkon të dijë nëse firmat austriake dhe bankat kanë aksione apo prona të Republikës së Shqipërisë, pasi këto do të konfiskohen. Arsyeja: qeveria e Shqipërisë refuzon të paguajë gjobën 100 milionë euro ndaj biznesmenit Italian, Francesco Becchetti. Ky i fundit siç dihet u akuzua në tuiter nga kryeministri i tanishëm, Edi Rama se pastronte para dhe mbi këto akuza, iu sekuestrua pasuria dhe iu mbyll edhe televizioni.
Konfiskim pasurive që nga 1991? Ligje që do bëjnë koka turku dhe do flenë në sirtar
“Konfiskim që nga ’91, ‘anti-mafia’ efekt prapaveprues”. Me këtë titull trajton sot gazeta “shqiptarja.com” disa dispozita të reja të Kodit Penal që e fuqizojnë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit me kompetencën e veprimit edhe mbi pasuri të vëna përmes aktivitetit kriminal dhe korruptiv që nga viti 1991.
Bankat shqiptare në stres për shitjen e pasurive të sekuestruara
Dështimi i shitjes së kolateraleve nga përmbaruesit i ka ngarkuar bankat me administrimin e qindra pronave, duke i kthyer ato në agjenci të mirëfillta imobilare. Shitja e pasurive të paluajtshme me ankand apo me marrëveshje dypalëshe për bankat është bërë kohët e fundit një çështje po aq e rëndësishme sa administrimi i kredive dhe depozitave. Madje kredia, si misioni kryesor bankar, thuajse ka “shteruar” dhe institucionet më të rëndësishme financiare në vend po investohen gjithnjë e më shumë për administrimin dhe shitjen e pronave të lëna peng për huat e pakthyera.