Dedja
Dedja: Hetimi i SPAK-ut është i mangët, prona është e vëllait
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u largua përfundimisht nga radhët e drejtësisë në 17 dhjetor 2018 me vendim të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ka fituar betejen ë parë hetimore me SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Shkallës së parë antikorrupsion vendosi të mos kalojë për gjykim dosjen hetimore me emrin e Dashkim Dedjes, duke urdhëruar plotësimin e saj me prova. Pas sekuestrimit në SPAK pretendonte sot nga gjykata kalimin e dosjes, shqyrtimin e saj dhe me pas konfiskimin e pasurisë.