Jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë*

Postuar në 02 Tetor, 2021 21:35
Anastas Janullatos - Kryepeshkop i KOASh

 

Kisha jonë është e shenjtë jo sepse ne jemi shenjtorë, por sepse kreu i saj, Krishti, është i shenjtë, sepse e shenjtë është Fryma e cila na frymëzon dhe së cilës i referohemi.

Por edhe ne jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë, “bëhuni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë” – thotë Zoti.

Kjo është thirrja jonë, Kisha pra është një laborator shenjtorësh, nuk është një organizatë filantropike dhe as një organizatë jo qeveritare, sikundër duan të na thonë.

Kisha e shenjtë pra është (laboratori) vendi i cili nxjerr (prodhon) shenjtorë dhe qëllimi i saj është të na ndihmojë të gjithëve që të marrim këtë shenjtëri nga Perëndia.

Ka miliona njerëz që jetuan para nesh dhe jetuan këtë shenjtëri dhe këto shpirtra njerëzish që përmenda, bëjnë pjesë në atë kategori njerëzish, të cilët jetuan si gjithë të tjerët, por që patën zell për këtë shenjtëri.

Kështu pra Kisha është një burim i pashtershëm shenjtërie, një lëvizje e vazhdueshme pastrimi dhe shenjtërimi dhe ne kontribuojmë për të qenë anëtarë të vërtetë të Kishës.

Kur ecim çdo ditë dhe më shumë në këtë shenjtëri, e cila shprehet me ndershmërinë dhe me pastërtinë e zemrës, me dashurinë që shndërrohet në vepër dhe me pozicionimin tonë të përgjithshëm në shoqëri.

Qendra e këtij udhëtimi është përsëri Falenderimi Hyjnor, që këtu fillojnë të gjitha dhe këtu mbarojnë të gjitha.

*PS: Teksti më sipër është autorizuar nga kreu i KOASH, Anastas Janullatos dhe është publikuar në faqen e radios "Ngjallja".

Titulli është i ResPublica

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Janullatos
PD PS LSI
Tallava
Blendi Fevziu, i Qimi i Pekajve,
Vjollca Vokshi, Çiljeta, Karmina, Grida,
Taulant Balla, Erjon Braçe, Flamur Noka, Edi Paloka.
Populli shqiptar meriton parajsen!
Durimin e gomarit ka, e meriton!
Hajde ja Janullatos! Je i bekuar, detyrat tuaja po i permbush perdite!
Te lumte bilja, sidomos per shkollat greçke, varrezat dhe pergaritjen e prifterinjve te ardhshem qe te sherbejne Atje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.