Opozita kërkon burg për ata që trukojnë të dhënat zyrtare; por refuzohet nga maxhoranca

Postuar në 28 Shkurt, 2012 07:14

Deputetët e opozitës këmbëngulën sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar të ligjeve në idenë për të përcaktuar si vepër penale trukimin e të dhënave zyrtare mbi gjendjen socio-ekonomiko-financiare nga ana e institucioneve shtetërore apo publike. Është fjala më së shumti për Bankën e Shqipërisë e për Institutin e Statistikave, të cilat e kanë bërë të udhës t’i mbajnë iso shifrave qeveritare propagandistike. “Një krim i tillë duhet të dënohet me 2-8 vjet”, kanë propozuar socialistët, dhe me këtë synojnë shmangjen e situatave të ngjashme me atë greke, ku kriza e pati zanafillin tek shifrat zyrtare që jepnin një realitet financiar të rremë.

Në fakt, edhe kjo vepër penale ekziston në Kodin penal (vepra e “falsifikimit”), por ndoshta socialistët synojnë, për nga rëndësia e çështjes në fjalë, ose të ashpërsojnë penalitetet, ose të kenë një dispozitë të veçantë për këtë lloj falsifikimi nga këto lloj institucionesh. Dhe nuk duket ide e keqe. Demokratët, sipas Temës online, e kanë kundërshtuar këtë nismë deri sa në fund, për ta mbyllur si kapitull, e kanë hedhur propozimin në votë; duke qenë se kanë shumicën, propozimi ka rënë. Ata që nuk kanë dyshimin se kjo qeveri ka trukuar shifrat, do duan të kuptojnë se pse deputetët e maxhorancës janë kundër një propozimi të tillë.

E.G.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Kane ndermend te vjedhin prape dhe keshtu mbrojne njerezit e tyre......2013......Saliu do ti mbushi thaset prape dhe do ti numeroje me Ilirin....

Submitted by zeneli (not verified) on

Eshte nje metode Terrori kjo sikurse shum te tjera qe Ekspertet e rrafinuar te PS-se e kan dhene si recete per tu perdorur nga PS e per tu hedhur ne Media qe tu a fusin friken gjithe Njerzve se Po nuk u bete me ne po nuk na sherbyet ne Ju Nepunsa apo komisionere ne do tu a fusim deri ne rrenxe sic dim ne tu a fusim armiqve tane.

Prandaj me te drejte Maxhoranca nuk  mund te pranoje Horrore te tilla.

Por kjo nuk do te thote se PS nuk e di se cfar qendrimi do mbaje maxhoranca por PS-s i intereson EFEKTI Psikologjik ne Popull, dmth Dridhuni O popull se Po Vijme , Ne qe ju e dini mire se cju bejme se na kini provuar 50 vjet.

Dhe vini re se Si ne cdo eskursion qe ben Edvini duket efekti. Mijra te trembur ne 7 breza vrapojne te Antaresohen ne PS sepse e dine se vetem aty po u strehove mundet mundet te te shpetosh lekuren. E pate besoj ne Myzeqe apo Durres se si Edvini morri me vete dhe Shokun TMERRI dmth  Gramozin. Qe degjoni ju Lalucer Ja kush jam une Shikoni ke kam ne te Djathte kte te Tmerrshmin, Enverin Mehmetin e Hysniun bashke, Ministrin e Degeve te Punve te Perbrendeshme.

Dhe dihet me plaka e pleq gra e  vajza djem e zorraxhij vrapojne te marrim Tallonin e Partise, Teseren e kuqe.

Gjithashtu fillojne u dridhen leqet e kembeve Komisionereve qe do jen ne Votimet e Ardhshme.

Dhe tani fillon ushtria  e Edvinit shpi me shpi  lagje me lagje e fshat mer fshat tu a testoje dridhjet e leqeve te kembeve Komisionereve Demokrate.

Qe neser ata te mbyllin syte e te firmosin cfar i urdheron ai Njeriu i Rucit ne qendren e Votimit.

Te lumte Edvin.

Ti je maestro.

Presingun qe ta kan mesuar Traineret ne Basketboll ke ditur shum mjeshterisht ta perdoresh ne politike.

Terror Terror Terror.

Prandaj perball teje o Perbindesh duhen Trima.

Po ku jan ata se.

Submitted by bylyku (not verified) on

ku jane trimat? po ja ku je ti vete kryetrimi mercenar, apo s'ke dhe emer te lavdishem

po s'ke faj ti perdrisa te ka punesuar Muci ketu te besh thirrje terroriste

Submitted by Anonim (not verified) on

saliret duan te vazhdojne vjedhjen,vrasjen dhe mosndeshkimin  se jane te kapur koke e kembe dhe duan te vazhdojne

pavaresisht se nuk i ha kush genjeshtrat veç te huajt,o... vendi pare me rritje ek. me te madhe ne boten e saliu dhe paret e tij,kjo po eshte bere si sulltan,

jazek zvarre se gjalli do terhequr.Turp per servilet qe e votojne se ...he...he... politike shpellari di ai,sot me 2012 dhe shqiptareve u thote pastroni çatite,te

marrte mortja megjithe çarkun e kokes,nuk do meshiruar me ujku plak.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.