Franca gjobit Google me 200 milionë euro

Postuar në 07 Qershor, 2021 12:37

Rregullatori i konkurrencës në Francë gjobiti Google me 220 milionë euro (267 milionë dollarë) pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në tregun e reklamave në internet. Gjoba është pjesë e një ujdie të arritur pasi tre grupe mediatike: Neës Corp, Le Figaro dhe Gurpi belg Rossel e akuzuan Google për vendosjen e një monopoli në shitjet online.

Autoriteti francez i Konkurrencës në vendimin e tij tha që Google favorizoi shërbimin e vet të ankandit të reklamave AdX dhe platformën Doubleclick Ad Exchange, raporton France 24.

Sipas organit rregullator, Google nuk i ka kontestuar gjetjet e tij dhe është zotuar për ndryshime operacionale, duke përfshirë ndërveprimin e përmirësuar me ofruesit e palëve të treta për vendosjen e reklamave.

Kreu i autoritetit, Isabelle de Silva, tha në një deklaratë se ky është vendimi i parë në botë që merret për proceset komplekse algortimike që kanë të bëjnë me reklamat në internet.

Comments

Submitted by perdorues (not verified) on

u keputen ne by***me kete gjobe ..
google aq lek i nxjer ne nje dite

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.