Vrasje, plagosje, grabitje, aksidente: Po policia ç’bën?

Diku rreth orës 7 të mbrëmjes së djeshme mediat raportuan për vrasjen e parë: një farmaciste e qëlluar disa herë më pistoletë vetëm pak metra larg shtëpisë. Vetëm pak më vonë u raportua për një tjetër vrasje dhe plagosje, po me armë, në Komunën e Parisit. Vajza e vrarë në këtë rast ishte vetëm 25 vjeç. U vra thjesht sepse po kalonte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. U raportua po ashtu brenda një harku të shkurtër kohor edhe për grabitjen e një pike karburanti diku në autostradë, ndërkohë, që në mëngjes mediat kishin raportuar edhe për grabitjen dhe plagosjen me armë të një argjendari në Vlorë. Aq shumë raportime për vrasje e plagosje pati dje, sa raportimi për një tjetër plagosje apo vrasje në Gramsh kaloi vetëm me disa titra në News24 dhe nuk po e llogarisim fare në këtë bilanc një aksident me pasojë vdekjen që ndodhi në Qafë Plloçë. Me një fjalë mbrëmja e djeshme kishte një bilanc lufte.
Është e vërtetë se numri i lartë i incidenteve të dhunshme në një hark aq të shkurtër kohor përbën një përjashtim. Por është po aq e vërtetë se vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i vrasjeve, grabitjeve me armë, atentateve me eksplozivë e të tjera incidenteve të dhunshme dhe praktikisht nuk kalon ditë pa dëgjuar për ndonjë të vrarë a të plagosur. Po policia ç’bën, mund të pyesë dikush? Nëse lëmë mënjanë fjalimet dhe raportimet ku krerët e saj të lartë flasin për rritjen e zbulueshmërisë dhe arritjet e papara në luftën kundër krimit, nuk duket sikur po ia del të bëjë ndonjë gjë të madhe.
M.M.
Comments
nuk ka ca ti boj policia se
<p>nuk ka ca ti boj policia se policia prokuroria e co ne gjykate , gjykata i liron ca te boj polici shkrete</p>
Add new comment