Askush nuk di të thotë ndonjë gjë lidhur me ‘shpërthimin’ e L. Bashës

Askush në Tiranë nuk arrin të shpjegojë “shpërthimin” e Lulzim Bashës në SHBA. Gazetarët nuk është se i kanë kushtuar rëndësi të madhe faktit që kryebashkiaku i Tiranës foli për katër qytetarë të pafajshëm që mbetën viktima më 21 janar, apo faktit tjetër që ai i ka lejuar vetes të japë konsiderata të ftohta e super partes mbi një situatë, ku palë është dhe mentori e padroni i tij, Sali Berisha. “Protagonistët politikë të kësaj ngjarjeje mendoj se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në raport me [vetë] ngjarjen….”, tha ai.
Nuk është vetëm kjo. Në SHBA Lul Basha është sjellë si një politikan i bërë vetë, e si një politikan që sheh hesapet e tij. Në SHBA ai mbajti distancë me të gjithë e me gjithçka (mbajti distancë deri dhe mbi 21 janarin, në të cilin është i nakatosur si vetëm pak, shumë pak, njerëz të tjerë!!!). U duk sikur donte të përcillte mesazhin, që “me Berishën nuk kam të bëj”, ose “Berisha në punë të vet, unë në timen”.
Ambasadori Arvizu e komentoi me fjalë të zjarrta edhe vizitën, edhe atë vetë. “Yll në ngjitje”, e quajti. Mirëpo nuk dimë se ç’mendon ai që Bashën bash e ka shpikur. Berisha pra. Është zemëruar me përpjekjet e Bashës për të marrë distancë me të, - apo më keq akoma – për të folur për 21 janarin me gjuhë opozitari?
E vërteta është se as njerëzit e Bashës nuk dinë të thonë se ç’qe ky ‘shpërthim’ i kryebashkiakut, as njerëzit e Berishës, nuk dinë të thonë se si e ka përjetuar kryeministri këtë ‘shpërthim’. Deri në këtë moment, gjithçka është top secret. Nëse nuk është një top-nothing.
M.N.
Comments
U keshilloj te lexoni

U keshilloj te lexoni editorialin e djeshem te z.Mero Baze botuar dje tek "Tema".Me duket se analiza serioze dhe konkluzionet e tij u japin edhe juve,zoti Nano,ndonje pergjigje.

Mos nuk na vjen me ky djali

Mos nuk na vjen me ky djali ,nuk i dihet nje kerkese per azil politik dhe u lame ,dollaret e rruges i fitoi dhe plumbat qe moren jete i beri hallal !!!!

Vrases, hajdut, pervetesues

Vrases, hajdut, pervetesues mandati elektoral... Çfare rekordi per nje djale kaq te ri!! Neveri e madhe vetem ta shikosh. Ky do kavalkoj Saliun? Nuk ma pret mendja. Por edhe sikur ta bej, do jete nje mashtrim publik per ti hedhur hi syve ketij populli te sikletosur. Do tja arrijne? Edhe mundet. Po c rendesi ka? Berisha eshte nje vrases, ky gjithashtu. Berisha vjedh vota, ku gjithashtu. Berisha ben qoka politike me fondet e taksapaguesve, ky po ashtu? E cfare ndryshimi ka ketu edhe sikur te ndrrojne te vjetrin e ri Sali me te riun e vjeter Lulzim? Ptu, gjakpires. Ju dalshin ne enderr pernate syte e femijeve te atyre qe vrate ne 21 janar!

Nuk e keni kuptuar zotin

Nuk e keni kuptuar zotin Basha.

Ai po thote se "u vrane 4 qytetar te pafajshem"sepse nuk kishte perse t'i manipulonte Rama & co per ti derguar tek vendi.......

Me qe ra fkjala

Cur Gjeloshi

Pjetroshan

Malsi e Madhe

Me mire se Meroja askush nuk

Me mire se Meroja askush nuk mund ta lexoje SHKAPERDREDHJEN e Lul Ba(ri)shes

Me mire se Meroja askush nuk

Me mire se Meroja askush nuk mund ta lexoje SHKAPERDREDHJEN e Lul Ba(ri)shes

Me teper me mbushet mendja se

Me teper me mbushet mendja se eshte nje top-nothing. Me siguri nje truk si ai i zgjedhjeve lokale, ku Berisha e la Bashen te dale vetem ne Tirane, per te lene idene se eshte i pavarur.

Berisha me siguri e di qe karriera e tij ne pushtet po i afrohet fundit. po mendon me siguri per "Ramiz Aline" e tij, per pasardhesin. Basha permbush disa kushte: i detyron Berishes karrieren e tij, eshte mik i shtepise, eshte apatik, pa karizem e i paafte, e si i tille i manipulueshem, Berisha e ka llangosur ne disa pune te pista (rruga e Kombit, falja e detit, 21 Janari, te tjera qe ende nuk i dime) dhe llangosjen e Bashes e ka dokumentuar sic di ai vete. Pra Basha eshte edhe i shantazhueshem. Kjo e ben ate nje pasardhes perfekt, nje kukull ne dore te familjes Berisha.

Duket sikur SHBA po e perkrah Bashen ne keto momente. Ndoshta eshte menyra per te menjanuar Berishen duke i lene te kuptoje se pranojne Bashen si pasardhes te tij. Pra ndoshta po e qetesojne ne nje fare menyre Berishen, duke e ditur se c'gjeme eshte ne gjendje te beje ai kur i marrin karrigen.

Vecse vetite e Bashes mund te kthehen ne Bumerang per te. Ne nje Shqiperi te ardhme pa Berishen, me konture te institucioneve ligjore te pashantazhuar nga ai, vershtire qe Basha te shpetoje pa u lagur ne ceshtjet e mesiperme qe nuk parashkruhen.

Veshtire te besosh gjithashtu, qe SHBA te mbroje ne te ardhmen Bashen, kur atje karriera e nje politikani (yll ne lindje, ngjitje a zbritje) mund te marre fund, vetem se ka shmangur pagimin e disa taksave. Ne thelb, ne ceshtjet e mesiperme, Basha pothuajse eshte i pambrojtshem. Deri tani e ka mbrojtur Berisha duke shantazhuar gjykatat. Pa Berishen .... ?

Meron e lexova. E ka gabim.

Meron e lexova. E ka gabim. Nuk kane nevoje amerikanet te perdorin Lulin si lajmes per ti dhene mesazhe Berishes. Mund tja japin fare lehte me menyra te tjera me pak te komplikuara se kaq. E vertata o ti lexues i Meros, eshte fare e thjeshte: SALIU KA KERKUAR QE LULZIM BASHA TE JETE "YLLI I RI" I PD-SE. Dhe ambasadori Arvizu dhe keto mediat amerikane ne shqip jane thjesht masha e Podesta Grup per ta realizuar kete deshire te Saliut. Te tjerat analizojini vete. Por sic thashe pak em lart, pak rendesi ka, nese e kuptojme apo jo, nese e besojme apo jo, lojen e re. Pak rendesi ka sepse me kete opozite qe kemi ne, ata mund te bejne te gjitha lojrat qe duan. Ata e fitojne dhe 2013 me Berishen apo me "yllin ne ngjitje" Bashen. Edhe po nuk e fituan, e marrin me gjykate. Dhe ne do rrime te degjojme perseri Ramen te na thote qe "i vodhen votat". mjerim i madh ne rrugen per kerkimin e lirise.

Eshte thjesht mash trim I
Eshte thjesht mash trim I vjeter ky gjoja "shperthim" I Lulit qe tenton te ruaje status-quon, dhe ne rastin me te keq nje perpjekje per te shpetuar çmund te shpetohet nga vjedhja e madhe e shqiptareve. Nese Luli ka inteligjence mesatare duhet te mos kete qene ai qe ka dhene urdher per masakren e Gardes se Bishes. Kjo eshte e vetmja gje qe mund ta shpetoje ate ne te ardhmen. Duke qene Vegla dhe shpresa e vetme e familjes ai do ti sherbeje deri ne fund mbrojtjes se atit te tij shpirteor dhe interesave ekonomike te perbashketa. Koha do ta tregoje nese ai eshte vertet e totalisht sherbetor I Berishes dhe familjes se tij apo nje perfitues medioker I rastit qe eshte gjendur ne vendin e duhur ne kohen e duhur.
Add new comment