Berisha i shqetësuar nga intervista e kryeprokurores në TV Klan

Postuar në 01 Shkurt, 2012 10:56

PD-ja e Berishës është shqetësuar tej mase, me sa duket, nga jehona e intervistës së Ina Ramës në TV Klan. Një lloj hareje pro Ina Ramës  në web, dhe shkrime të panumërta në të përditshmet, ku përshëndetet e mbështetet kryeprokurorja për mënyrën se si u prezantua e për gjërat që tha, e ka bërë Berishën të ulet e të shkruajë një deklaratë për shtypin në stilin e vet, të cilën e ka lexuar me ton e pamje televizive zëdhënësja Albana Mustafaraj. “Në pretencën e saj televizive mbi 90 minuta, zonja Ina Rama shpalli mbrojtësit të institucioneve kushtetuese të vendit ashtu siç i kishte shpallur zoti Rama një vit më parë, si vrasës me dashje”.

Këta njerëz harrojnë se prokurorët nuk shpallin vrasës, por bëjnë hetime të ngjarjeve e krimeve. Nëse ka vrasës, prokurorët nuk i shpallin, por i gjejnë. Heronjtë po, që shpallen. Dhe PD-ja i ka shpallur. Por puna është se ata janë vrasës.

E.G.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

HAHAHAHAHA. Keni bere vertet nje gjetje shume te bukur. Ju lumte

Submitted by Leonardo (not verified) on

Mos është gruja e ish ministrit të jashtëm brvoooooooooooo

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Redaksise,

Brovo u qofte,iu pergjigjet flake per flake jehones se madhe te ngjarjes se madhe ne median e shkruar e ate elektronike per intervisten e zonjes Ina Rama,duke botuar shpejt e shpejt,nder te paret, "akt-akuzen" e re te kryeministrit per Ina Ramen.Kjo per zotin Mustafa Mano,sic shkruan ai tek replika me mua,pra me "Arbereshin" me emer te tille" virtual"!!.eshte ruajtje e "neutralietit te kerkuar" lidhur me intervisten e zonjes Ina Rama ne "strofullen" e mazhorances,emisionit "Opionion-beres" te zotit Toptani,me falni te zotit Feziu(se di pse une parapelqej ato emrat me "top" dhe jo ato me emrin e zi). Dhe kjo,sigurisht,hyn ne ato te zakoneshmet,narmalitetin shqiptar,sic e quajti zoti Muc intervisten e zonjes Rama.

Kuptohet "saga" apo "Inarama-mani",sic e quajti zoti M.Nano ne shkrimin e tij te pare te javes se kaluar. intervisten e rendesishme dhe te mirepritur te zonjes kryeprokurore Ina Rama, ka marre dhene ne shtyp e mass-median shqiptare,por ajo ende perben vecse "nje interviste e asgje tjeter te vecante",sic shkruan ResPublica e
Mustafa Nanos,i cili e quan ,ndonese mundohet ta mbuloje qendrimin e komentin e tij nihilist e denigrues te kesaj ngjarjeje te madhe me disa citime nga shkrimet e disa kolegeve,vazhdon te mbahet ne te tijen.Ai ende i permbahet vleresimev e te tij te para ,per te cilat beri verejtje ne komentin e tij "Arbereshi".pra une,dhe te cilat Muci i quajti kritike e nxituar dhe pa baze,qe pasqyronin gjoja faktin se une nuk e kisha kuptuar thelbin e ketij shkrimi te tij dhe se ai ishte ne
perputhje te plote me neutralitetin e kerkuar per faqen e tij,etj. Kjo mua me duket si perpjekje e panevojshme per te mbuluar tymin e pare qe e bente pjese,sigurisht,ne tymnajen denigruese te shtypit "te kapur" e te mjeteve te tjera te mass-medias qe mbrohen e financohen nga mazhoranca korruptive. Ne shkrimet e tij te fundit z.Nano vazhdon te theksoje se jehona e madhe e kesaj" interviste te thjeshte" po shkon ne mitizimin e saj,se ajo po tejekzagjerohej per nje gje te jashtezakoneshme,ndonese eshte fare e zakoneshme, se per te kane shkruar me teper grate qe "ekzaltohen" nga qendrimi burreror i kesaj gruaje duke e krahasuar me ato gojeshthururat e regjimit; se gjoja njerezit qe e ekzaltojne dhe e ngrejne lart kete mith nuk jane te mesuar me  gjerat me te thjeshta e normale,nje interviste e zakoneshme dhe hedh thirrjen "Rrofte Ina Rama qe na ktheu ne normalitet!" Jo dhe jo,zoti Rama.Lereni menjane uninntuaj te lenduar,poziten ku kini mbetur ne bisht te situates dhe te te vertetes.Ajo "intervista e Ina Rames ishte nje ngjarje e madhe,nje shkendi qe ndezi shpresat e pjeses me te madhe te popullit fukara e te tradhetuar,per ardhjen e mbreterimit te ligjit,ABC-se se demokracis se vertete.Ajo vertet nuk beri pretenca me emra per ata qe populli akuzon me te drejte per vrasje para kryeministrise,te ciles i kerkohet zbatimi i ligjit,dhe jo vrasja me peramendim dhe pa asnje faj e qytetareve te saj. Zonjen Ina Rama  burreria e saj e vuri ne balle te oxhakut, ne bashin e tij dhe ju zoti Rama ende mbeteni ne nje qoshe te vecuar te tij! Ju keshilloj t'i lini justifikimet dhe argumentat boshe per kete ngjarje dhe mos u mbuloni me fjale sic bete ne repliken me "Arbereshin",te cilen e mbani ende per nje jave te tere ne kendin tuaj te preferuar te replikave tuaja me lexuesit tek kendi "Authors vs Readers".
Disa muaj me pare ju dolet nder "partizanet e flakte" ne mbrojtje te lirise se shtypit dhe per nje shtyp shqiptar te pavarur e ne dobi te ceshtjes se popullit e te demokracise.Uroj t'i qendroni ne te ardhmen ketij orientimi,duke e bere realitet edhe ne faqen tuaj "ResPublica",te cilen e kam ndjekur dhe e ndjek nga afer.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.