Ben Imami: Falje që thashë se protestuesit u vranë nga afër? As që bëhet fjalë

Postuar në 27 Janar, 2012 12:33

Alfred Peza ka lejuar të dalë një ‘kabllogram’ nga programi i tij, që transmetohet sonte në mbrëmje. Ka të ftuar Arben Imamin, dhe siç ia ka dashur puna, është kthyer edhe tek një deklaratë e ministrit të mbrojtjes në pasditen e 21 janarit të vjetshëm. Ju kujtohet? Imami tha pas protestës së dhunshme ku mbetën  të vrarë katër vetë, se “goditja me armë mbi këta të fundit ishte bërë nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se kjo ishte një lojë makabre e opozitës. “Unë jam një njeri që di të kërkoj falje. Por në rastin konkret nuk kam pse të kërkoj falje”, i ka thënë Imami Pezës. Arsyeja që nuk i shkon në mendje të kërkojë falje është se kështu i kanë thënë në atë moment mjekët e spitalit ushtarak.

Dy a tri ditë më vonë, Imami iu drejtua deputetëve të opozitës në parlament me fjalët: Ju jeni të gjithë Ziverë. Nuk dihet  nëse Peza ia ka kujtuar këtë gjë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ermiri (not verified) on

O Imam, nese s'kerkon falje, kerko llogari perse te kane mashtruar mjeket.

Submitted by Lefteri (not verified) on

Z. Imami ne ju njohim si njeri i ndershem ne politike por nuk e di si mundet qe vartesit tuaj ju nxoren bllof pasi spitali ushtarak varet nga ministria qe ju drejtoni dhe ato akoma vazhdojne dhe punojne. Kur flet politikani flet me pergjegjesi dhe jo me fjalet e disa palacove qe flasin brockulla.

Submitted by katarakti (not verified) on

Imami ka qene dakort dhe ka kerkuar ndofta  qe mjeket ta mashtronin. Ndryshe do u kish punuar qindin. Kohet e fundit jam duke menduar se si spjegohet qe disa nga "lideret" e revoltes se 1997-tes si  "gjenerali mbi tank", Imami, Frrok çupi, Fatos Lubonja etj etj sot nuk ndihen. Madje jane bere pale me Berishen deri edhe ne mbeshtetesit e tij me te zjarrte? çfare ka ndryshuar? Kam arritur ne perfundimin se ka ndryshuar Berisha. Jo ne karakter. Por ne politike. Nga nje antigrek i terbuar sot ai eshte kthyer ne nje puthadoras i bindur i Athines. Faktet jane me qindra. Prandaj nuk po zgjatem. Por me ndryshimin e politikes se Berishes, ndryshuan, edhe Lubonjat, çupet dhe Imamet. Konkluzioni: Urrejtja e tyre karshi Berishes yshtej atehere nga Athina? Sot qe Berisha eshte bythe e breke me greket edhe keta jane bere te urte si qengja dhe sherbetore te devotshem te kryeministrit?  Kaq shume ka hyre agjentura greke ne Shqiperi?!  Nuk besoj se gabohem ne deduksionet e mia.

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

Jo e ke gabim. Imami kishte te drejte per Ziverin. Ziveri mund te jete ai qe kishte ate stilolapsin pistolete qe e futi ne xhep pastaj dhe ja dorzoje Taulant Balles para se te vritej. E kam pare me keta dy syte e mi. Pastaj foli me Edvin Ramen ne Celular dhe i tha Bac u Kry. E kemi degjuar te gjithe aty. Pastaj Rama u taku fshehtas me Presidentin dhe i tha filloni planin B te pucit, e degjoi nje shok i im. Nderkohe qe afer Prokurorise, dikush pa Besnik Baren me nje cante plot me leke, 2 ore para se Tom Doshi te sillte benzin e vet mbushur me fishekziare te dera Kryeministrise.

Te gjitha keto i kemi te faktuara, te dokumentuara. Z. Halimi nga dita ne dite do i bej publike te komisioni parlamentar. Madje cuditem pse i mban te fshehura keto fakte deri tani. Kam friken mos ndonje pucist i brendshem ja ka vjedhur dosjen.

Submitted by Blerim (not verified) on

Gjithandje ne mjedise publike, Beni perpiqet te fsheh boshllekun e tij intelektual, duke marre poza prej artisti dilitant dhe deshtak.

Me i padurueshem behet me zerin qe trash para mikrofoneve dhe pozat e tjera  para kamerave, sesa me iditotesite qe artikulon.

Besoj se shumekush e kujton si pozonte pas vitit 1997. Ndihej krenar se kishte qene gjeneral ne jugun e vendit. Kete ide delirante psikika e tij e perftonte nga genjeshtra groteske Saliut se ne jugun e vendit kishte pasur nje kryengrijtje komuniste qe e udhehoqi gjeneral Arben Imami.  Genjeshtren e Sales e besonte vetm Paloka, andaj ia percudnoje fytyren Benit me grushta.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ministra si Imami jane mender - ministra. Mjere ne me keto figura te shqyera dhe te urryera. Mirepo, siç duket, keshtu u ndertoka kapitalizmi injorant, por fatkeqesisht, i suksesshem. Por, e dini pse? Po te ndertohej nje kapitalizem ne kuptimin e plote te fjales, do t'i shihnit ministrat, kryeministrat apo presidentet: kurre nuk do te kerkonin nje mandat te dyte. Do t'i shihnit bizneset se si do te falimentonin me radhe. Gjykoni vete pse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.