Forca elektorale e LSI-së - dobësi elektorale e PD-së

Postuar në 21 Janar, 2012 14:44

Eduard Zaloshnja, bashkëpuntor i përhershëm i ResPublica-s, deklaroi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se forca elektorale e LSI-së shpjegohet me faktin se 30 mijë përkrahës të saj kanë zënë vendet e punës së 30 mijë përkrahësve të PD-së. E pyetëm Zaloshnjën se ku bazohej ajo llogari dhe kjo ishte përgjigjia e tij:

"Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se 166 mijë shqiptarë janë punësuar në sektorin shtetëror. Duke mbledhur nga disa bashki dhe komuna të dhëna rreth punonjësve të paguar prej tyre, dhe duke ditur se cilat bashki/komuna qeverisen nga mazhoranca, rezulton se rreth 150 mijë punonjës shtetërorë (nëpunës e punëtorë) në nivel qendror e lokal janë në varësi të mazhorancës. Siç është deklaruar publikisht (për turp të një shteti demokratik), 20% e tyre janë të punësuar nga LSI-ja. Pra, rreth 30 mijë vende pune janë zënë nga njerëz të LSI-së. Dhe duke presupozuar se çdo punonjës ka tre anëtarë të tjerë në familje, rezulton se rreth 120 mijë votues janë të interesuar që LSI-ja të fitojë sa më shumë vota. Por problemi është se 30 mijë vendet e punës nuk ishin bosh kur LSI-ja bëri koalicion me PD-në -- u desh të hiqeshin nga puna rreth 30 mijë përkrahës të PD-së, që të futeshin në punë përkrahësit e LSI-së. Dhe a ka patur efekt elektoral ky operacion punësimi? Një farë treguesi i përafërt i këtij efekti është rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilat LSI-ja u rrit me rreth 50 mijë vota në krahasim me 2009-ën, ndërsa PD-ja u tkurr me rreth 70 mijë vota."

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk eshte e vertete qe njerezit e LSI kane spostuar ata te PD, perjashto ndonje rast sporadik.  Gjithkush qe jeton ne Shqiperi e ka te qarte se nuk eshte aq e lehte te nxjeresh nga puna 30 mije njerez te PD ne nje kohe kur Berisha vazhdon te jete kryeminister. E verteta qendron ndryshe. Shumica e te larguarve nga puna keto 3 vitet e fundit jane profesioniste pa mbeshtetje partiake (shpesh me statusin e nepunesit civil) te cilet i mbijetuan termetit te vitit 2005. Rrjedhimisht, aresyetimin e Zaloshnjess lidhur me 20 % e turpshem do ta perifrazoja si me poshte: pas 2009 u sistemuan gjithmone e me pak militante / familjare te PD pasi u ngushtuan se tepermi hapesirat nga njerez te LSI, vecanerisht ne diplomaci dhe shendetesi. E gjitha kjo jo vetem ne kurriz te profesionisteve te debuar dhe performances se administrates por edhe ne kurriz te te gjithe taksapaguesve shqiptare. Kjo e fundit pasi per te njejtin vend pune shpesh paguhen dy rroga (nje qe merr militanti tani dhe tjetra ajo qe merr nepunesi i debuar pas perfundimit te rekursit).

Submitted by Alban (not verified) on

Administrata publike nuk ka 160 000 por 80 000 te punesuar. Z. Zaloshnja si nje njeri qe i njeh shifrat, nuk ka mundesi ta kete bere kete gabim, e nuk mund ta beje kete gabim. Porse artikulimi i mesiperm do ti kete ardhur si sms nga Parti Socialiste, e cila pasi i harxhoi te gjithe artilerine kunder LSI-se e Ilir Metes, e pa qe nuk mund ta zhdukte dot, e ta defaktorizonte. Prandaj strategjia tani eshte tjeter, ajo qe te nxise percarje midis PD-se e LSI-se. E megjithate, cne qe Z. Zaloshnja merret akoma me statistika. Heren e fundit qe e degjova pata shume respekt kur tha qe nuk do te merrej me ne jeten e tij me sondazhe nese LSI i kalonte 7000 vota ne Tirane. ( P.S : LSI mori 21 000, marzhi gabimit...)

Submitted by olti (not verified) on

Nuk eshte faji i analizave statistikore te zotit Zaloshja per rezultatet e gabuara qe i ushqen publikut por fakti qe ai detyrohet te anashkaloje faktin se atij te dhenat statistikore te gabuara fillestare i ofrohen nga institucionet e brishta Shqiptare.

Per mendimin tim zoti Zaloshnja ka te drejte per punesimin masiv te njerezve te LSI ne mase ne kurriz te atyre te PDse ne qytetin e Durresit, por anashkalon nje te dhene tjeter tonen qe do te dobesoje LSI ne zgjedhjet e ardhshme: te punesuarit me kontrate 6 mujore para zgjedhjeve te 8 Majit. Ata u punesuan per te mbatur politikisht gjalle Ilir Meten gjate procesit gjyqesor, nuk zune vendin e punes te PDisteve e gradualisht po kthehen te papune ne zonat e tyre nga ku u importuan.

Miqesisht do te doja te pyesja zotin Zaloshnja se a do te hulumtoje luhatjet e asaj pjese te pasur te elektoratit socialist ne favor te Berishizmit si pasoje e kercenimit te heqjes se takses se sheshte nga zoti Rama.

Submitted by arvanites (not verified) on

Nje hajdut (Sala) ka 10 dele. Me vone bashkpunon me nje hajdut tjeter (Meta) dhe i jep atij 2 dele. Hajdutit te pare i ngelen tani 8 dele.

Tani cfare i intereson popullit se si hajdutet do i ndjane delet e tyre 8 me 2, 7 me 3 apo 5 me 5.

Ne prape me 2 hajdute do kemi te bjeme.

Submitted by analizuesi (not verified) on

po nqs disa nga delet e saliut largohen nga tufa, prej inatit te deleve te iliriut?

Submitted by arvanites (not verified) on

Ato dele nuk kane si te humbin pasi jane te lidhur me vendet e punes te administrates. Duke qene se jane 166000 vende pune dhe Z. Zaloshnja e i shumzon me 3, sido qe te veje puna koalicioni i hajduteve i ka te garantuara rreth 500,000 vota. Tani se si i ndajne keto 500,000 vota ata eshte pune e tyre.

Submitted by Ilir (not verified) on

Eshte pare ceshtje kohe deri ne fund te zgjedhjeve te tjera, pritet qe te humb Edi Rama, ku automatikisht jep doreheqjen.....dhe atehere do filloje lufta e vertete per elektoratin e majte............

Submitted by Alban (not verified) on

Respublica, duke pranuar e mirekuptuar nderhyrjen tuaj per "rehabilitimin" e Z. Zaloshnja... ju kerkoj nese e keni mundesine ti referoheni deklarimeve te z. Zaloshnja ne Top - Channel... Fjale per Fjale ;-). Vete z. Zaloshnja nuk e mohon dicka te tille... E megjithate eshte natyrshem e kuptueshme e gjitha kjo. Duhet shume pune qe Z. Zaloshnja te zevendesoje Kacin tek PS-ja , te pakten persa i perket llogarive me laps e me leter. Me keto llogari, e me keto analiza, prape PS ne opozite ngelet.

Submitted by respublica (not verified) on

ne top channel e kudo, zaloshnja ka deklaruar se disa nga votuesit e lsi-se nuk do te votonin per bashen, e jo se nuk do te votonin per keshilltaret e lsi-se. keto jane dy gjera shume te ndryshme. por disa degjojne ate qe duan te degjojne...

Submitted by Alban (not verified) on

E meqenese jemi tek shifrat... tek ajo shifra 166 000 -  Sektori Shteteror perfshin edhe komunat...edhe bashkite....ku ne mazhorance kane qene PS me aleatet.  E aq me teper qe nuk besoj se Ujqerit e PD-se i kane leshuar pushtet LSI-se tek komunat e bashkite te cilat i kane fituar vete para ka vjetesh. Marreveshjen e kane patur per qeverisjen qendrore. Gabimi eshte foshnjerak. Administrata publike nuk ka me shume se 84 000. Mendoj se duhet me shume profesionalizem ne te tilla analiza...sepse ato ndertohen me maje te holle lapsi, e jo mbi fjale komshiesh ne ballkon.

Submitted by analizuesi (not verified) on

alban, para se te japesh shifra kuturu, futu nje cike ne internet dhe shih sa punonjes ka ne bashkite dhe komunat. bashkia me e madhe, tirana, ka gjithsej 825 nepunes dhe punetore. dhe keta po ndahen mes pd-se dhe lsi-se meqe sebashku punuan per ta nxjerre ramen nga bashkia. po te vazhdosh me bashki te tjera e komuna mund ta besh llogari kollaj qe ne to nuk ka gjithsej me shume se 25 mije nepunes e punetore (166-25=151). pra zaloshnja ndoshta e ka ulur pak shifren e lsi-se (30 mije), sepse ka shume komuna e disa bashki si lezha etj, ku ka fitu lsi-ja.

Submitted by Alban (not verified) on

I shoh i shoh llogarite tuaja... 166 -25 = 151 !!!!....

E per me teper...nuk jane te sakta. Llogjika juaj calon shume.

Ju thashe..me keto llogari, PS ne opozite ngelet prape.

Submitted by analizuesi (not verified) on

thjesht nje gabim shtypi: 166-25=141. plus 40% e 25 mijeshit ne pushtetin lokal qe kontrollohet nga pd-lsi dhe llogarite behen vete.... por ti s'ben llogari, ti do vetem qe ps te mbetet ne opozite. ajo mund te mbetet ne opozite, po jo pse ti do te shtremberosh llogarite...

Submitted by Alban (not verified) on

Deri me tani, une nuk kam bere asnje llogari, perkundrazi...ato jane bere nga te gjithe ju. Une vetem po insistoj qe llogarite jane gabim. Dikush e kupton qe i ka gabim, dikush jo, e dikush ben sikur nuk i kupton. E nga ana tjeter, nese eshte e vertete qe LSI paska 30 000 te punesuar...atehere po qe PS ngelet gjithnje ne opozite, pasi me keto shifra LSI do te marre gjithnje jo me pak se 120 000 vota, qe me kete sistem perkethehen minimumi ne 8-9 deputete, do te jete gjithnje faktor ne formimin e qeverive , e cka do te thote qe me Ramen ne krye PS ngelet ne opozite. Por une nuk besoj se keto jane llogarite qe bejne socialistet...

P.S : Serish i keni gabim...shikojeni edhe njehere.

Submitted by arvanites (not verified) on

Alban, nuk jane llogarite tona dhe te Z. Zaloshnja qe e lene PS ne opzite por vjedhja e votave qe i behet popullit shqiptar si ne 2007, 2009 dhe kulmoi me vjedhjen ne mes te dites dhe ne sy te te gjitheve me 2011. Pakenaqesia popullore eshte shume here me e madhe se ai grusht votash qe mbledh koalicioni i hajduteve me te punesuarit ne administraten publike.

Submitted by Alban (not verified) on

Arvanites...E majta ne 2007 Fitoi ne Tirane e ne te gjithe Shqiperine...Dhe e di pse...sepse ishte e BASHKUAR. Atehere ata te LSI-se nuk ishin te ligj...

Submitted by arvanites (not verified) on

E ke gabim. Me numer total votash per parti fitoi perseri Partia Demokratike. Shiko websitin e KQZ.

Submitted by Alban (not verified) on

Arvanites...flasim per Bashkite, e sidomos per Tiranen...se  me kete llogjik...per nr votash, nuk ka shans qe 140 000 Vota qe eshte para te rikuperohen deri ne 2013..

Submitted by arvanites (not verified) on

Ato vota Alban nuk mund te rikuperohen sepse jane votat e emigranteve shqiptare per te cilet mendon Sala qe te votojne. Kjo eshte edhe genjeshtra me e madhe qe shume Shqiptare nuk kuptojne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.