Intervista e Arvizu-së, Shekulli e Panorama

Intervista e ambasadorit Arvizu në Top Story ishte e mbushur me qëndrime, dhe gazetarët e kanë pasur me siguri të vështirë të zgjedhin ndonjë qëndrim për ta nënvizuar në mënyrë të veçantë. Por është interesante të vihen re politikat editoriale të dy të përditshmeve tona më të shitura, gjë që mund të bëhet duke shqyrtuar titujt që ato kanë zgjedhur për ta dhënë këtë informacion (ne të respublica-s e bëjmë shpesh këtë vëzhgim). Shekulli s’i kish dhënë rëndësi fare kësaj interviste (ndoshta për shkak të marrëdhënieve të vështira të njëherë e një kohe? Apo ndoshta nga që s’kanë parë asgjë veçantërisht interesante në këtë lajm?); nuk e kishin njoftuar në faqe të parë; lajmin e jepnin megjithatë në faqen 6 me titull “Arvizu: FBI solli ekspertizën, Berisha kërkon organizatorët”.
Ndërsa Panorama i kish rezervuar lajmit një kuadrat të vogël në faqe të parë, ku kish ngucur foton e vogël të Arvizu-së dhe titullin “Arvizu: vrasjet e 21 janarit po shfrytëzohen paturpësisht politikisht”. Në faqet 4-5 kishin zgjedhur dhe një nëntitull: “SHBA-të nuk e urdhëruan Gardën të qëllonte, e nuk paguajtën as njerëz nga Laçi e Lezha të sillnin shqetësim”.
Zgjedhje e çuditshme në të dy rastet.
Re.Pu.
Comments
Cfare tha Arvizu mbreme qe te
<p>Cfare tha Arvizu mbreme qe te dilte ne fq1 te Shekulli-t?? Video Prifti-Beqiraj, "Hakmarrja", 21 janari dhe Muc Nano shesin dhe kane interes me shume se sa Arvizu. Dhe kjo ska te beje me marredhenien e veshtire. Kujto "Harresa Mediatike" Hajt tund mqs Muci e ka sh qejf kete thenie :d</p>
Pse u kujtua z. ambasador qe
<p>Pse u kujtua z. ambasador qe ne ngjarjet e janarit e perdoren dhe beri lojen e Berishes, kjo s'do te thote se tani i duhet dhene patjeter kopertina, Muç. </p>
keto te panorames vetem
<p>keto te panorames vetem gazeta me e madhe ne vend nuk e meritojne te jene... faqja e pare e dates 18.01.2012 mbante si kryetitull nje leter qe i kishte derguar ps-pd nishanit... titull te dyte disa deklarate idiote politikanesh si Ilir Meta se si ngrihej ne kembe Edi Rama kur ai e tel... dhe SI LAJM te fundit nga ana e majte poshte kishte vendosur vrasjen e tre te miturve 12,15,17 vjec ne dy aksidente te ndyshme nga i njejti person ne Fier.... kjo per mua eshte skandal dhe shfaqje e propagandes politike te kesaj gazete ne popull....</p>
Add new comment