Spartak Braho na përgatit për “një serial televiziv”: Kam 187 orë filmime

Ish-deputeti i LSI-së dhe avokati mbrojtës i Ilir Metës, Spartak Braho, publikoi mbrëmë në Opinionin e Fevziut një video përgjim, e cila implikon, sipas tij, ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Priftin në afera korruptive bashkë me një tjetër zyrtar. Gjatë emisionit u shfaq transmetimi i videos prej 20 minutash.
“Tik-taku i orës dallohet qartë, nuk e di nëse është e njëjta orë me atë që filmoi z. Meta. Biseda është e vështirë në filmim, por bëhet fjalë për shkëmbim parash. Përmban dhe emrin e z.Meta. Ka një shpirtbardhësi të Priftit që thotë, një pjesë t’ia çojmë, pjesën tjetër do e mbajmë vet. Një pjesë e këtij materiali ka qenë pjesë e dosjes së z.Meta për hetim. Prokuroria nuk lejoi që ky person të thirrej si dëshmitar, ai që paraqitet me njollë në filmim. Nuk e di pse por më bën të dyshoj se këta të dy persona kanë një marrëveshje që konkretizohet me një aferë korruptive që bëhen pjesë e PS-së. Ky person, bashkë me Gramoz Ruçin e Tom Doshin kanë udhëtuar në Gjermani. Të dyve u është premtuar që do të ishin në listën e deputetëve, njëri në Vlorë tjetri në Shkodër. Të tëra këto janë të incizuara nga Prifti dhe ndodhen në këtë çantë”, - theksoi Braho.
Para një paneli gazetarësh bëri të ditur se kjo video ka 187 orë filmime që implikojnë Priftin në korrupsion. “Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim“.
Re.Pu.
Comments
Keta e bejne Ian Fleming-un,

Keta e bejne Ian Fleming-un, autorin e James Bond-it, te skuqet nga naiviteti i skenareve te vet per filmat me 007. Hajt ta mbyllim Digitalbin se filmat me spiunazh, serialet tragjikomike dhe episodet e "History Channel" i ndjekim live neper emisionet e lajmeve.

REPUBLIKA, RA! "Rrofte

REPUBLIKA, RA!

"Rrofte vidio pergjimi"!

Po perseri video....? Gjykata

Po perseri video....? Gjykata nuk e mori parasysh vidion per denimin e z.Meta, nuk besoj se mund te marri parasysh vidio per denimin e kundershtarit te tij se pastaj shtohet zullumi. Gjithsesi kjo verteton per llumin e korrupsionit ne qeveri e qe nuk mund te pastrohet aq lehte.

Ky zell i Metes dhe

Ky zell i Metes dhe Brahos per te marre ne konsiderate cdo filmim te Priftit, legjitimon vertetesine e videos se korrupsionit te Ilir Metes.

Me shume te ngjare, pas garancive te marra per vendimin e gjykates se larte ne favor te Metes, ajo cfare eshte diskutuar ne darken me vere te Berishes ka qene pikerisht kjo. berja e zhurmes me shaqjen e videove qe po ju del boja tashme, per te sfumuar sado pak vemendjen nga Rezultatet e FBI .

Amon te keqen na koni me capa

Amon te keqen na koni me capa se na e zute ne fyt dhe po mbytemi. Pak e nga pak qe ti pertypim mire, ose me seri.

C'far i duhet ky halldup

C'far i duhet ky halldup politikes, kjo fytyr e deformuar nuk i vlen askujt ,jo per avukat por as per ti fshire bythen dikujt !! Ky eshte nga mbeturinat e jashteqitjes te dikurshme e njerz si Ilir Meta duan te mbrohen nga keta plehra !! Kete

duhet ta mbash me kilometera larg se ky te ndot dhe ajrin., kete mere fute ne burg e te laje te gjitha gjynahet qe ka bere e vazhdone te beje ne kete popoll.

Ky Spartaku duket ne surrat

Ky Spartaku duket ne surrat cfare plehre eshte.

Lereni Spartakun, se ai

Lereni Spartakun, se ai prokuror ka qene e ate pune po ben. Duhet t ju shqetesoj fakti qe Rama kete njeri nga simbol te korrupsionit, i harroi akuzat per 3000 euro kokaine ne dite e per tangat, dhe e beri hero te luftes kunder korrupsionit. Me mendte e ketij, mashtroi popullin dhe e ngriti ne lufte. Tek video e pare shihen dy persona duke bere bisede, pa u degjuar se cfare thuhet, Ndersa tek e dyta shihen dy persona duke ndare para, leke. Kush ka mend e kupton, kush nuk ka, behet emocional.

Ju Alban te habisni

Ju Alban te habisni fare....pervec se ia fyeni inteligjencen ketij populli big time. Bash si ty foli edhe Bumci dje (nuk e di pse kam nje ndjenje keqardhjeje sa here e shoh ate njeri, nuk e marr dot inat) Me mbeshtetjen qe i beri Rama Priftit - tha Bumci - tregoi se Qellimi i Rames nuk eshte lufta kunder korrupsionit por ardhja ne pushtet . Fair euongh Krejt qarte dhe sakte...

D.m.th ju doni te na thoni ne, se Sali Berisha, i cili bashkeqeveris, bashkevret e bashkevjedh me krye hajdutin e gjithe qeverive te shkuara , te cilin per 8 vjet rrjesht e sulmoi me te drejte si kreun e korupsionit dhe krimit te organizuar, e mban dhe e mbron kete njeri( ilirin) per te vetmin qellim te paster e te madh te tij - luften kunder korrupsionit dhe jo per te qendruar medeomos ne pushtet???!!!!!!!! Vertet mendoni ju se ka shqiptar qe e ha kete.... ????

ore si ta leme

ore si ta leme Spartakun???Baba Taku,gati gati duket si emer padrino i mafias italiane,bashke me shoke deputete te te gjitha partive jane shembulli se sa felliqesi fsheh ky shtet...kur keta dalin si kaposha dhe hiqen si te ndershem para njerezve qe i njohin shume mire...dhe pa merak se ne nga durresi e njohim fare mire sojin e spartak brahos dhe partnerit te tij ne kontrabanda,fatos mucos...ashtu si dhe bekim halilin (mikun e vjeter,sic thote meta) qe ka vjedhur parate e durrsakeve dhe ja ka mbathur jashte shtetit!!!na erdhi ne maje te hundes me video...fundja nuk po na thone asgje te re!!!shpresoj vetem qe ky popull te mos merret me me tifozllik partish po te shohe se ne cfare gjendje po jetojme...dhe cfare dhune po na ushtrojne...sapo degjova qe ndaj njeres prej vajzave qe protestonin dje para LSI kunder Metes ka nisur procesi gjyqesor meqe dhe protestat qenkan te paligjshme!!!DIKTATURA eshte kjo!!!

BlertaZZZ...duket qe mllefin

BlertaZZZ...duket qe mllefin e paskeni vetem me LSI...protesta nuk ishte para LSI...por para gjykates se lart e me pas tek kryeministria...Meqe po flisnim per tifozllik partish.

dhe ju ne vend te kapni

dhe ju ne vend te kapni thelbin Alban kapni detajet e parendesishme dhe biles i jepni dhe nje kuptim...eshte detyre e cdo qytetari te kritikoje figurat qe e qeversin,duke lene menjane preferencat dhe shqiptareve do ti duhen dekada te tjera per ta mesuar...fatkeqsisht!!!

kujtoj Albanin se tema e

kujtoj Albanin se tema e debatit eshte Spartak Braho...dhe logo e LSI duket qarte ne figure!!!:)

Informacion. Spartak Braho

Informacion. Spartak Braho nuk ushtron asnje funksion shteteror. E meqe ra fjala...Tema e Debatit nuk eshte Spartaku...por 187 Orë Filmime.

Add new comment