El Clasico bëhet makth për Mourinho-n

Qysh kur ka mbërritur Mourinho në Madrid, el clasico është bërë një show me finale të ditur: Bluagrana-t e Gardiola-s fitojnë. Nuk ka rëndësi se ku luhet ndeshja, në Santiago Bernabeu apo në Camp Nou. Rezultati është po ai. Ndonjë fitore e Realit (si fjala vjen, vjet në Kupën e Mbretit) është përjashtim që përforcon rregullin.
Mbrëmë, në ballafaqimin e parë për këtë vit të ri, u duk se ish hera e përjashtimit, jo e rregullit. Shënoi Ronaldo shumë shpejt, por pastaj ishte hera e automatizmave të Barçës. Dhe nuk është më punë Messi. Ky i fundit është lojtari më i madh i botës, por tanimë duket se është punë skuadre. Duket sikur lojtarët e Barçës mund ta gjejnë sho-shoqin edhe nëse luajnë në terr. Secili syresh nuk heq fare për të gjetur/sajuar një korridor ku dërgon topin tek shoku i skuadrës, dhe jo më kot në çdo ndeshje, rezultati përsa i takon zotërimit të topit është prore në favor të tyre.
Do ta fitojë Barça kampionatin spanjoll? Po Champions League-ën? Po Kupën e Mbretit (pas disa ditësh, në 25 janar do jetë ndeshja e kthimit në Camp Nou)? Kësaj nuk i dihet kurrë, ndryshe futbolli nuk do ish futboll. Por sidoqë të ndodhë, Barça mbetet skuadra për t’u mundur në futbollin e sotëm. Mbetet dhe makthi i Mourinho-s. Kuptohet, teksa është në krye të Realit. Në krye të ndonjë skuadre tjetër, sidozot Interit, ka ngadhnjyer mbi Barçën. E çfarë ngadhnjimi se! Në Champions League.
Re.Pu.
Comments
I thane Mourinhos qe vetem me
<p>I thane Mourinhos qe vetem me Interin mund te rrihte Barcen por nuk i mbushej mendja. Do t'i duhet edhe ca qe ta besoje.</p>
U desh nje vullkan Islandez
<p>U desh nje vullkan Islandez dhe nata me e mire ne karrieren e lojtareve te Interit qe e munden Barcen.</p>
Mourinho eshte trajneri i
Mourinho eshte trajneri i vetem ne bote qe ka fituar Champions League duke u mbyllur per 180' ne mbrojtje...
Add new comment