Pandemia po i mëson Europës rolin e pazëvendësueshëm të mjekëve të huaj
Mediat në Francë po shkruajnë për rolin e mjekëve të huaj në këtë pandemi nga e cila ky vend është goditur rëndë. France 24 sjell rastin e një mjekeje jofranceze, Nesrine Mahfoudhi, e cila punon në një njësi spitalore të dedikuar kundër CoVid-19. Por pagesa e saj nuk është e njëjtë me atë të kolegëve francezë, ose më saktë me atë të kolegëve që janë diplomuar në Europë. Është një diskriminim që fshihet pas kërkesave profesionale, por që me këtë situatë doli e pavlerë.
Shumë departamente të urgjencës nuk do kishin funksionuar pa mjekë me diplomë të huaj. Këta doktorë kanë bërë kaq shumë për Francën
citohet Mathias Wargon, kreu i urgjencës në një spital në lagjen Saint-Denis në Paris.
Shumë shpresojnë që kjo gjë të ndryshojë me ligjin e ri për kujdesin shëndetësor që u miratua vitin e kaluar. E njëjta situatë paraqitet edhe në Gjermani, një vend që ka ndjekur politika të posaçme për thithjen sidomos të infermierëve duke prodhuar kështu një krizë sistemike për sistemet shëndetësore të vendeve të varfra si Shqipëria.
Comments
Uuaaa, tani qe paskan shkruar
Uuaaa, tani qe paskan shkruar mediat ne France, e muarem vesh ne nw Shqiperi kete gje! Nuk e kemi pas ditur, ndaj dhe nuk i kemi informuar deri me tani lexuesit tane per kete problem!
Shyqyr!
Shyqyr!
Add new comment